By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kitanoviq e fshiu postimin për Mladiqin dhe iu kërkoi falje Mucunski dhe Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kitanoviq e fshiu postimin për Mladiqin dhe iu kërkoi falje Mucunski dhe Qeverisë
Maqedoni

Kitanoviq e fshiu postimin për Mladiqin dhe iu kërkoi falje Mucunski dhe Qeverisë

admin
Last updated: 31/08/2026 16:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive, Dalibor Kitanoviq, doli me një njoftim të gjerë në opinion pasi në rrjetet sociale publikoi një fotografi ku Ratko Mladiq paraqitet së bashku me personalitete nga historia serbe, ndër të cilët edhe Draža Mihajloviq, me mbishkrimin “Gjeneralët e ushtrisë qiellore”. Ai thekson se menjëherë e ka fshirë postimin kontestues.

“Unë, Dalibor Kitanoviq, me asnjë veprim timin – as në jetën private, e aq më pak gjatë ushtrimit të funksionit publik – kurrë me vetëdije nuk kam ofenduar, poshtëruar apo lënduar pjesëtar të ndonjë populli, feje apo bashkësie etnike. Përkundrazi, gjithë jetën time e kam ndërtuar mbi respektimin e njeriut, bashkëjetesën dhe solidaritetin, duke u ndihmuar njerëzve pa pyetur si quhen, në cilën gjuhë flasin apo cilit popull i përkasin”, thekson Kitanoviq.

Ai sqaron se ka vepruar shpejt pas publikimit të materialit të kontestuar, por nënvizon edhe motivin personal familjar.

“Ndryshe, postimin kontestues e fshiva pothuajse menjëherë. Në të njëjtën kohë, nuk do të heq dorë as nga e vërteta e familjes sime. Një pjesë e familjes sime më të afërt në Bosnje e Hercegovinë ka mbijetuar rrethana lufte falë njësive të rregullta ushtarake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mladiq. Kjo është pjesë e përvojës sonë personale dhe familjare dhe askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga unë ta fshij nga kujtesa ime. Por, ndjenja ime personale e mirënjohjes për anëtarët e shpëtuar të familjes sime kurrë nuk ka qenë, as do të jetë, mohimi apo nënvlerësimi i dhimbjes së tjetrit, viktimave të tjetrit dhe humbjeve të tjetrit”, njoftoi ai.

Drejtori i Agjencisë vlerëson se reagimi në opinion është shndërruar në presion të organizuar ndaj tij dhe subjektit të tij politik.

“Dhe pikërisht këtu përfundon kërkimfalja, e fillon përgjigjja ime ndaj hajkës. Ajo që pasoi ditëve të fundit prej kohësh i ka tejkaluar kufijtë e kritikës legjitime. Bëhet fjalë për përballje politike dhe mediatike të organizuar, për damkosje publike dhe përpjekje për linç politik. Nga një postim i fshirë është ndërtuar aktakuzë kundër meje, kundër partisë sime, madje edhe kundër popullit të cilit i përkas. Këtë nuk do ta hesht”, shkroi Kitanoviq.

Në reagimin e tij, ai drejtoi kritika ndaj strukturave të caktuara politike dhe mediatike.

“Veçanërisht është hipokrite që leksione për moral, paqe dhe bashkëjetesë sot të japin njerëz dhe struktura politike të cilëve e kaluara e tyre politike është e ngarkuar me ngjarje të rënda nga historia më e re maqedonase, si dhe ata që me vendime politike kanë mundësuar që ato çështje të mbeten pa zgjidhje institucionale të plotë. Aq më pak pranoj që qendra mediatike të afërta me struktura të tilla të organizojnë gjyqe publike dhe paraprakisht të shqiptojnë dënime”, deklaroi ai.

Kitanoviq thekson se merr përgjegjësinë për veprimet e veta, por i hedh poshtë akuzat në adresën e tij.

“Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për çdo fjalë timen. Por nuk do të marr përgjegjësinë për manipulimet e të tjerëve me fjalët e mia. Nuk do të pranoj që tërheqja ime e postimit të shndërrohet në pranim për diçka që nuk e kam bërë. Nuk do të lejoj që korrektësia ime njerëzore të interpretohet si dobësi. Dhe nuk do të lejoj që përmes meje të ofendohen as populli im, as partia ime”, shton Kitanoviq.

Ai drejtoi kërkimfalje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit dhe Qeverisë, por dha edhe mesazh për kundërshtarët politikë.

“Sinqerisht i kërkoj falje kryetarit të Qeverisë, zotit Hristijan Mucunski dhe anëtarëve të Qeverisë, të cilët për shkak të postimit tim u përfshinë pa nevojë në përballje politike dhe u ekspozuan ndaj sulmeve për diçka për të cilën nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Por grabitqarëve politikë, gjykatësve moralë të përhershëm dhe atyre që dhimbjen e tjetrit e shndërrojnë në municion politik u porosis: Mos tregtoni me viktimat. Mos ndërtoni karriera politike mbi varre. Mos e përdorni tragjedinë e një populli për të ofenduar tjetrin. Dhe mos prisni që nën presionin e një hajke të organizuar të hesht ndërsa përmes emrit tim pështyhet mbi popullin tim dhe bindjet e mia politike”, thotë Kitanoviq.

Në fund, ai porosit se nuk do të tërhiqet nën presionet e opinionit.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Austria shënon verën më të nxehtë në 260 vite të mbajtjes së të dhënave
Next Article Anis Mehmeti refuzon ofertën e radhës, objektivi i tij është Liga Premier
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?