By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anton Quni mirëpret marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Anton Quni mirëpret marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Kosovë

Anton Quni mirëpret marrëveshjen LDK-LVV për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

admin
Last updated: 31/08/2026 16:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përmes së cilës Prof. Dr. Bekim Sejdiu është propozuar për kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Quni ka thënë se marrëveshja është një hap që, sipas tij, dëshmon pjekuri politike dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, duke vendosur interesin shtetëror mbi dallimet partiake.

“Me kënaqësi dhe shpresë të madhe për stabilitetin institucional të vendit, e mirëpres marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të propozohet për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Quni.

Ai ka vlerësuar edhe prejardhjen familjare të Sejdiut, duke përmendur kontributin e familjes së tij në rezistencën paqësore e politike të udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, si dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Quni ka theksuar se e ka njohur nga afër heroin e Kosovës, Arben Sejdiu, të cilin e ka cilësuar si bashkëluftëtar.

“Duke e njohur nga afër bashkëluftëtarin tim, Heroin e Kosovës Arben Sejdiu, kam pasur nderin të shoh drejtpërdrejt frymën e lartë atdhetare, sakrificën dhe përkushtimin e pandalshëm të familjes Sejdiu për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Qunit, përvoja diplomatike, profesionale dhe juridike e Bekim Sejdiut, përfshirë angazhimin e tij si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe diplomat, e bëjnë atë një figurë të përshtatshme për të përfaqësuar unitetin e qytetarëve dhe për të garantuar respektimin e Kushtetutës.

Ai ka vlerësuar veçanërisht përvojën e Sejdiut në të drejtën ndërkombëtare dhe diplomaci, duke thënë se ajo përbën një vlerë për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në fund, Quni i ka uruar Sejdiut sukses në procesin e zgjedhjes dhe ka shprehur besimin se ai, nëse zgjidhet president, do ta udhëheqë vendin me urtësi, paanshmëri dhe përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Na priftë e mbara!”, ka përfunduar Quni.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tetovë: Fqinja sulmon fizikisht vajzën 9-vjeçare në korridorin e banesës
Next Article SHBA planifikon prodhimin e raketave me rreze mbi 1,500 km në Gjermani – detaje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?