Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot i rikthehen bankave shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.
Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te ato të arsimit të mesëm rikthehen në procesin mësimor.
Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një tjetër vit me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.

