By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV zhvillon aksion simbolik para Komunës së Prishtinës për gjendjen me mbeturinat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > LVV zhvillon aksion simbolik para Komunës së Prishtinës për gjendjen me mbeturinat
Kosovë

LVV zhvillon aksion simbolik para Komunës së Prishtinës për gjendjen me mbeturinat

admin
Last updated: 01/09/2026 11:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Aksioni nuk zgjati shumë, pasi Kompania “Pastrimi” reagoi menjëherë dhe i largoi thasët me mbeturina nga hyrja e Komunës.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Komunën e Prishtinës, tha se përmes këtij aksioni synuan të tërheqin vëmendjen për gjendjen e mbeturinave në kryeqytet.

“Ky aksion simbolik shpërfaq një problematikë jashtëzakonisht shqetësuese në Komunën e Prishtinës. Problemi i mbeturinave nuk ka qenë kurrë në historinë e kryeqytetit në këtë nivel kaq alarmant. Shumica e lagjeve të Prishtinës janë shndërruar pothuajse në deponi mbeturinash. Prandaj sot me këtë aksion simbolik erdhëm t’ia kujtojmë zotëri Rama problemin kryesor pothuajse që e ka kryeqyteti, përveç shumë e shumë problemeve të tjera me të cilat përballen çdo ditë qytetarët. Zotëri Rama, në vend se të ishte kryetar i Komunës së kryeqytetit, është shndërruar në një vegël të Partisë Demokratike, i cili përveçse ia ka ndarë shumicën e drejtorive në komunë Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po i shërben vazhdimisht agjendave të saj dhe ka harruar kështu të merret me pozicionin që i takon e të merret me problemet e Prishtinës.

Prishtina nuk ka qenë kurrë më e ndotur dhe Komuna e Prishtinës për vite të tëra nuk ka blerë as edhe një kamionetë të vetme për pastrimin e mbeturinave. Në ndërmarrjen “Pastrimi” janë të punësuar rreth 900 punëtorë, por vetëm 100 e diçka prej tyre merren me pastrimin e qytetit“, tha ai.

Azemi ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, duke thënë se problemet me mbeturinat dhe çështjet e tjera në kryeqytet duhet të jenë në fokus të kryetarit.

“Pra kjo flet se si i kanë shkatërruar ndërmarrjet duke punësuar zyrtarë administrativë edhe në Ndërmarrjen “Pastrimi”, e cila do të duhej t’i shërbente për mirëmbajtjen e qytetit.

Këto skandale të njëpasnjëshme, skandalet e pronave, skandalet në Ndërmarrjen Publike Banesore, kjo gjendje alarmante me mbeturina, normalisht se duhet të ishin temat me të cilat merret kryetari i kryeqytetit, por si duket atij më shumë po i intereson të merret me temat e nivelit qendror. Nuk ka të keqe të merret me temat e nivelit qendror, por ai duhet ta dijë se është kryetar i kryeqytetit dhe duhet të merret kështu me problemet e qytetarëve të Prishtinës“, tha Azemi.

Pas këtij aksioni që u zhvillua para objektit të komunës, aty u pa edhe Inspektorati.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqiptarët shumicë në listën e papunësisë, paradoksi i tregut të punës në RMV!
Next Article Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?