By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
Maqedoni

BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

admin
Last updated: 01/09/2026 11:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – BDI ka reaguar sot ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel.

Nga atje thonë se sipas deklarimeve publike, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit, sipas së cilës nxënësit nga Çairi që banojnë pranë shkollës do të pranohen në klasat e para, por vetëm nëse kanë vëlla apo motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë. Në të njëjtën kohë, thuhet se kjo nuk do të nënkuptojë hapjen e një paraleleje të re në gjuhën shqipe.

“Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një mënyrë për ta kufizuar dhe kushtëzuar të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën amtare.

BDI pyet publikisht: Pse një fëmijë shqiptar duhet të ketë vëlla, motër që ndjekë mësimin në këtë shkollë për të pasur të drejtën të regjistrohet në të?

E drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të varet nga historia familjare e nxënësit. Çfarë rregulle e re po shpiket vetëm që numri i nxënësve shqiptarë të reduktohet?
Nëse ka interesim të mjaftueshëm të nxënësve shqiptarë për krijimin e një paraleleje në gjuhën shqipe, institucionet kanë për detyrë të krijojnë kushtet për hapjen e saj, e jo të vendosin filtra dhe kritere shtesë që nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.

BDI rikujton se bëhet fjalë për fëmijë të klasës së parë, për të cilët fillimi i arsimit duhet të jetë një e drejtë e garantuar, jo një proces përjashtues diskriminues e as i kushtëzuar.

BDI kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Butelit: të publikojnë numrin e saktë të fëmijëve shqiptarë që kanë kërkuar regjistrim; të publikojnë kriteret mbi të cilat është bërë përzgjedhja;të garantojnë regjistrimin e të gjithë nxënësve që plotësojnë kushtet ligjore; të mundësojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe nëse numri i nxënësve e justifikon atë;dhe të ndalojnë çdo praktikë që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kufizon të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën shqipe.

Arsimi nuk është privilegj që jepet me marrëveshje politike. Është e drejtë”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton
Next Article Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?