By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen
Kosovë

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

admin
Last updated: 01/09/2026 11:47
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), njëherit kryetar i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në protestën e komunave në Prishtinë, para hyrjes së Qeverisë, i ka bërë thirrje kësja të fundit që t’i kompensojë komunat si dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se komunat nuk janë të kryetarëve, por të qytetarëve të tyre.

“Mjaft më me plagën financiare të komunave pa fajin e obligimeve të tyre, që po desfunksionalizon e shkatërron qeverisjen lokale si tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve. Komunat janë të qytetarëve të tyre. Përtej ritmit e hoveve të politikës ditore, përtej një partie që qeveris me atë apo këtë komunë, qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimi e shërbime. Qytetarët na besuan ta bëjmë më të mirë e më të lehtë jetën e tyre. Qytetarët e shqetësimet tona nuk meritojnë të dënohen, të ndëshkohen, të lihen në mëshirën e fatit.

Secili nga ne sot këtu bartim peshën e përgjegjësisë autorizuar nga ligji dhe deleguar nga besimi i qytetarëve. Gjithsecili nga ne sot ka veç një fjalë për çdo kërkesë të re të qytetarëve: “Është e pamundur, nuk ka buxhet për këtë nisëm, nuk ka buxhet për këtë projekt.” Ky është refrani i dhimbshëm i gjendjes në të cilën lëngojnë tash e sa vite komunat. Kjo gjendje duhet të ndryshojë menjëherë dhe bashkë do ta ndryshojmë”, ka thënë ai.

“Komunat meritojnë të flasin me fjalorin e shpresës e zhvillimit, me projekte e me vizione, në konkurrencë për më të mirën me njëra-tjetrën, me vepra publike që kurorëzohen si dobi për qytetarët, jo më me fjalë varfanjake, jo me arka bosh të komunave të pashpresa e të pamundura për t’i dhënë zgjidhje edhe një kërkesë fare të thjeshtë të qytetarëve që përfaqësojnë.

Komunat janë porta e parë ku troket çdo qytetar. Aty organizohet e ofrohet arsimi, kujdesi parësor shëndetësor, mirëmbahen rrugët, infrastruktura dhe hapësirat publike, ofrohen shërbime sociale, mbështeten fermerët, bizneset, të rinjtë dhe familjet.

Prandaj, kur dëmtohet buxheti i komunës, nuk dëmtohet vetëm një institucion, dëmtohet qytetari, nxënësi, mësimdhënësi, mjeku, fermeri, biznesi dhe secila familje që pret shërbime cilësore nga komuna e vet.

Për vite me radhë, komunave u janë bartur obligime financiare që nuk janë krijuar prej tyre dhe për të cilat nuk janë siguruar mjetet nga niveli qendror i qeverisjes. Njëra nga barrët më të rënda është ajo që buron nga kontratat kolektive. Kontratat kolektive janë negociuar dhe nënshkruar në nivelin qendror, pa pjesëmarrjen dhe pa pëlqimin e komunave, por faturat u janë dërguar komunave dhe ato kanë paguar miliona euro e po paguajnë këto obligime edhe sot kur po protestojnë.

Nga viti 2022 deri në gusht të vitit 2026, nga buxhetet komunale janë marrë me qindra miliona euro për përmbushjen e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive. Me këto mjete do të ndërtoheshin shkolla, çerdhe, rrugë, kanalizime, qendra shëndetësore, objekte sportive e të tjera. Do të mbështeteshin fermerët, bizneset, të rinjtë, studentët dhe familjet në nevojë.

Ne nuk theksojmë dhe nuk duam të mohojmë asnjë të drejtë të punëtorëve të secilit sektor, por buxheti duhet të sigurohet nga institucionet qendrore që lidhin marrëveshjet kolektive, sepse është krejt e papranueshme të tjerët të nënshkruajnë e të krijojnë obligime e komunat të paguajnë për këto. Prandaj kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës t’i kompensojë komunat për mjetet e marra sipër për financimin e obligimeve që burojnë nga vendimet dhe marrëveshjet e nivelit qendror.

Një çështje tjetër me rëndësi të posaçme, veçanërisht për punonjësit shtetërorë, është norma e përvojës së punës prej 0.5% e dalë nga ligji i miratuar për pagat. Punonjësve publikë u është zvogëluar kjo normë nga 0.5% në 0.25%”, ka thënë Aliu.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamallari: 109 autorë të dyshuar për zjarrvënie, duhet ngritur njësi e posaçme për krimet mjedisore
Next Article Levica: 11.5 miliardë denarë për EVN-në, qytetarët paguajnë edhe humbjet edhe fitimin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?