By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska: Me interkonektorin me Serbinë e hapim vendin ndaj burimeve të reja të gazit dhe bëhemi korridor energjetik rajonal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska: Me interkonektorin me Serbinë e hapim vendin ndaj burimeve të reja të gazit dhe bëhemi korridor energjetik rajonal
Maqedoni

Bozhinovska: Me interkonektorin me Serbinë e hapim vendin ndaj burimeve të reja të gazit dhe bëhemi korridor energjetik rajonal

admin
Last updated: 01/09/2026 12:38
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Në sallën solemne të Qeverisë, sot u nënshkrua Kontrata për projektimin dhe ndërtimin e interkonektorit të gazit ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të aktiviteteve konkrete për realizimin e një tjetër projekti strategjik energjetik për ndërlidhjen rajonale dhe diversifikimin e furnizimit me gaz natyror.

Kontratën e nënshkruan drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama, dhe drejtori i kompanisë “Rapid Build”, e përzgjedhur si realizuese e projektit. Në nënshkrim morën pjesë kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.

Me nënshkrimin e kontratës, projekti kalon nga faza e përgatitjes në realizimin e tij konkret. Interkonektori do të lidhë sistemet e gazit të Maqedonisë dhe Serbisë përmes një traseje prej rreth 70 kilometrash, nga të cilat rreth 23 kilometra në territorin e Maqedonisë dhe rreth 47 kilometra në territorin e Serbisë. Në anën maqedonase, interkonektori do të lidhet me gazsjellësin ekzistues pranë Kleçovcës, ndërsa në Serbi me rrjetin e gazsjellësit në afërsi të Vranjës.

„Sot po vendosim bazën infrastrukturore për një ndërlidhje të re energjetike të Maqedonisë me rajonin dhe Evropën. Me interkonektorin me Serbinë hapim qasje në burime të reja të gazit, rrisim sigurinë e furnizimit dhe krijojmë kushte që Maqedonia të ketë një rol shumë më të fuqishëm në sistemin rajonal të gazit”, theksoi ministrja Bozhinovska.. Ajo theksoi se ky projekt merr një rëndësi edhe më të madhe me ndërtimin e interkonektorit me Greqinë.

„Me lidhjen me Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia nuk do të jetë më vetëm pikë fundore e një rruge të gazit. Po ndërtojmë pozitën e një vendi që është i lidhur me tregjet rajonale dhe që mund të jetë një lidhje tranziti dhe energjetike ndërmjet jugut dhe veriut të Evropës. Kjo është pamja strategjike drejt së cilës po ecim”, deklaroi Bozhinovska.

Interkonektori i gazit Maqedoni–Serbi është një projekt me rëndësi strategjike për diversifikimin e burimeve dhe drejtimeve të furnizimit me gaz natyror, por edhe për integrimin më të gjerë rajonal të tregjeve të gazit. Me realizimin e tij, Maqedonia do të ketë qasje në mundësi të reja furnizimi, ndërsa përmes lidhjes me drejtimin jugor dhe verior do të krijohen kushte për fleksibilitet dhe siguri më të madhe të sistemit energjetik rajonal.

Projekti po realizohet në një periudhë kur Maqedonia po punon intensivisht për forcimin e infrastrukturës së gazit dhe vendosjen e më shumë drejtimeve alternative të furnizimit. Aktualishtështë në proces realizimi i interkonektorit të gazit me Greqinë, i cili do të lidhë rrjetin maqedonas të gazit me atë grek dhe do të mundësojë qasje në korridorin jugor të gazit.

Pas përfundimit të interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia do të jetë e lidhur me sistemet e gazit si në jug, ashtu edhe në veri, duke hapur mundësinë që vendi të shndërrohet në një pikë të rëndësishme tranziti rajonal për gazin natyror dhe pjesë e korridorit më të gjerë energjetik evropian.

„Qëllimi ynë është i qartë – Maqedonia të mos varet nga një rrugë e vetme e gazit. Me diversifikimin e drejtimeve dhe burimeve të furnizimit, rrisim sigurinë energjetike, zvogëlojmë ekspozimin ndaj krizave të ardhshme dhe krijojmë kushte më të mira për qytetarët dhe ekonominë. Kjo është një infrastrukturë që do të shërbejë për dekada dhe prandaj e shohim atë si një investim në stabilitetin afatgjatë energjetik të Maqedonisë”, theksoi Bozhinovska.

Përveç rëndësisë kombëtare, interkonektori Maqedoni–Serbi ka edhe një dimension më të gjerë rajonal. Lidhja e sistemeve të gazit do të kontribuojë në krijimin e një tregu rajonal të integruar dhe më fleksibël, me mundësi për transport të gazit natyror në të dyja drejtimet dhe shfrytëzim më të mirë të infrastrukturës ekzistuese dhe asaj të re.

Për më tepër, projekti është planifikuar duke marrë parasysh zhvillimin e ardhshëm të sistemit energjetik dhe mundësitë për transportin e hidrogjenit, në përputhje me objektivat afatgjata evropiane për dekarbonizimin dhe tranzicionin energjetik.

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, së bashku me NOMAGAS-in dhe institucionet partnere nga Serbia, vazhdon me realizimin e koordinuar të projektit, me qëllim që ndërtimi të zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar. Me nënshkrimin e sotëm, Maqedonia ndërmerr edhe një hap konkret drejt një sistemi energjetik të diversifikuar, të ndërlidhur dhe të sigurt – një sistem në të cilin vendi nuk është vetëm konsumator, por edhe një korridor potencial energjetik rajonal.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Next Article Daut Memishi: Vauçer për nxënësit e klasave të para në komunën e Tearcës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?