By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKK i drejtohet Qeverisë me shtatë kërkesa, Ibrahimi: Nuk do të heshtim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > AKK i drejtohet Qeverisë me shtatë kërkesa, Ibrahimi: Nuk do të heshtim
Kosovë

AKK i drejtohet Qeverisë me shtatë kërkesa, Ibrahimi: Nuk do të heshtim

admin
Last updated: 01/09/2026 12:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosoëvs (AKK), Sazan Ibrahimi ka thënë se mesazhet që janë dhënë nga protesta e sotme e komunave para Qeverisë, nuk janë partiake dhe nuk janë kërkesa personale të kryetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Mesazhet që u dhanë nga ky shesh nuk janë partiake dhe nuk janë kërkesa personale të kryetarëve. Ato përfaqësojnë interesat e komunave dhe qytetarëve të tyre. Komunat nuk po kërkojnë privilegje. Ato kërkojnë aq sa u takon me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi: buxhetin, pronën, kompetencat dhe trajtimin e barabartë institucional.

Nuk mund të vazhdojë praktika ku niveli qendror merr vendime dhe krijon obligime, ndërsa komunave u dërgon faturën. Nuk mund të kërkohet nga komunat të ofrojnë më shumë shërbime, ndërkohë që u merren mjetet, u zvogëlohet financimi dhe u cenohen kompetencat”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka paraqitur edhe kërkesat që AKK-ja, ka për Qeverinë.

“Përballë këtyre padrejtësive, Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk ka heshtur dhe nuk do të heshtë. Kemi reaguar sa herë që janë cenuar interesat e komunave. Ne përfaqësojmë komunat e Republikës së Kosovës. Prandaj, në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i paraqes kërkesat tona të drejtuara qeverisë:

1. E para: Kërkojmë që qeveria t’i kompensojë obligimet financiare që burojnë nga kontrata kolektive dhe që po u merren komunave përmes ekzekutimeve gjyqësore dhe procedurave përmbarimore. Komunat nuk mund të paguajnë për obligime që nuk i kanë krijuar vetë.

2. E dytë: Kërkojmë që kompensimi retroaktiv për normën e përvojës së punës prej 0.5% nga marrëveshja e vitit 2023, si dhe për vitet 2024 dhe 2025, të mbulohen nga buxheti qendror dhe jo nga buxhetet e komunave. Është e drejtë dhe e domosdoshme që edhe obligimet për vitet paraprake, të krijuara si pasojë e mospërshtatjes me kohë të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, të mbulohen nga niveli qendror.

3. E treta: Kërkojmë rishikimin e kritereve të grantit specifik për arsim. Mbi 3,100 mësimdhënës kanë mbetur pa financim, duke i krijuar komunave një borxh shtesë vetëm për këtë vit prej mbi 24 milionë eurosh.

4. E katërta: Kërkojmë ndërprerjen e centralizimit dhe cënimit të kompetencave komunale, përfshirë pronën komunale, procedurat e rekrutimit dhe kompetencat e tjera vetanake.

5. E pesta: Kërkojmë përgjegjësi institucionale për humbjen e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian dhe për zvogëlimin e mjeteve të grantit të performancës komunale.

6. E gjashta: Kërkojmë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore që nga viti 2022.

7. E shtata: Kërkojmë krijimin e grantit të katërt për investime kapitale me me kritere të qarta, ligjore dhe transparente.

Këto kërkesa janë të qarta, të argumentuara dhe të realizueshme. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga qeveria që t’i trajtojë me seriozitet dhe të hapë dialogun për zbatimin e tyre. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunim institucional. Nuk kemi heshtur deri më sot dhe nuk do të heshtim as në të ardhmen. Do të vazhdojmë t’i mbrojmë komunat me argumente, me ligj dhe me të gjitha mjetet demokratike institucionale.

Prandaj, mesazhi ynë për ju sot është: Mos u merrni komunave atë që u takon qytetarëve”, ka deklaruar ai.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Daut Memishi: Vauçer për nxënësit e klasave të para në komunën e Tearcës
Next Article ESHA: Byroja e Metrologjisë i përdori në mënyrë joefikase pajisjet për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?