Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve se si e komenton intervistën e Branislav Jovanoviqit, ish-funksionar i lartë i LSDM-së, ku ai pranon se qeveria e mëparshme e LSDM-së i ka lënë borxh kësaj qeverie për të cilin edhe sot e kësaj dite paguhen kamata, deklaroi:
“Para disa ditësh u dha një intervistë për një medium që konsiderohet i afërt me opozitën, në të cilën këshilltari thotë kështu: kur erdhëm ne në Ministrinë e Financave me ministrin e atëhershëm Tevdovski, kamatat që paguanim për borxhin ishin 120 milionë euro, ndërsa në vitin 2026 kamatat që kjo qeveri paguan janë 350 milionë euro. Vetë ai, duke qenë se ne tani paguajmë kamata për borxhet e qeverisë së mëparshme, është e pamundur, ja kjo që neve tani po marrim borxhe për të shlyer borxhe ose për të mbuluar ndonjë borxh nga e kaluar, të paguajmë tani, pra, vetë ai pranon se e kanë trefishuar borxhin dhe detyrimet që kjo qeveri i ka trashëguar. Kjo përbën një pranim publik nga një ish-funksionar i lartë i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, i cili më parë ishte pjesë e partisë politike Levica dhe më pas, si ekspert i madh financiar, ishte pjesë e ekipit të Tevdovskit. Ai vetë pranon publikisht se, krahasuar me vitin 2017, në vitin 2026 raporti i kamatave është tre me një. Ky është borxhi që la qeveria e atëhershme e LSDM-së dhe BDI-së dhe borxhi që po paguan kjo qeveri, e cila e trashëgoi atë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së.
Nuk do të hyj këtu në egzibicionet e politikës së tyre fiskale kur bëhet fjalë për tatimet progresive, me të cilat e shkatërruan në kuptimin e plotë të fjalës ekonominë maqedonase. Nuk do të flas as për temën taksës së solidaritetit, të cilën ne po e kthejmë, ndërsa ata e morën nga ekonomia maqedonase. Këtë do ta lë mënjanë. Ja, këto janë ato politika ekonomike të marihuanës.”

