By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Makina pa panel instrumentesh? Hyundai e ofron, por vetëm me pagesë shtesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Makina pa panel instrumentesh? Hyundai e ofron, por vetëm me pagesë shtesë
Auto

Makina pa panel instrumentesh? Hyundai e ofron, por vetëm me pagesë shtesë

admin
Last updated: 01/09/2026 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hyundai ka shkaktuar habi me dy modelet e saj të reja, pasi versionet bazë nuk ofrojnë standard panelin digjital të instrumenteve para shoferit.

Modelet e reja Ioniq 3 dhe Elantra vijnë me sistemin e ri multimedial Pleos Connect, të bazuar në Android Automotive OS, dhe me ekrane të mëdha qendrore që mund të arrijnë deri në 14.6 inç. Por surpriza fshihet pas timonit.

Në versionet hyrëse, blerësit nuk e marrin standard ekranin 9.9-inç të instrumenteve, i cili tregon shpejtësinë dhe informacionet kryesore të automjetit. Për ta pasur atë, duhet të zgjidhet një paketë më e shtrenjtë ose të paguhet si opsion.

Në Korenë e Jugut, për shembull, paneli dixhital për Hyundai Elantra kushton rreth 350 mijë wonë, ose afërsisht 255 dollarë shtesë.

Ndërsa në Britani, Ioniq 3 e ofron këtë ekran vetëm duke kaluar në nivelin e dytë të pajisjeve, transmeton Telegrafi.

Ironikisht, fotografitë zyrtare të Hyundai-t tregojnë kryesisht versionet me panelin digjital, ndërsa konfiguratorët zbulojnë se modelet më të lira mund të dalin nga fabrika pa të.

Ky është një tjetër shembull i tendencës së industrisë së automobilave për të ulur kostot dhe për t’i kthyer gjithnjë e më shumë pajisje në opsione me pagesë.

Megjithatë, Hyundai ende ruan kontrollet fizike për shumë funksione, ndryshe nga disa prodhues që po i zhvendosin pothuajse të gjitha komandat në ekranin qendror.

Sistemi i ri Pleos Connect pritet të përdoret në rreth 20 milionë automjete deri në fund të dekadës, jo vetëm nga Hyundai, por edhe nga markat motra Kia dhe Genesis.

Pra, në epokën e ekraneve gjigante, Hyundai po i kërkon blerësit të paguajë ekstra edhe për diçka që dikur konsiderohej pjesë themelore e çdo makine: panelin para timonit.

You Might Also Like

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

Hyundai prezanton Tucsonin e ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Makedonski Telekom me nismë të gjerë kombëtare për mjedis më të sigurt për të rinjtë – pa dhunë dhe urrejtje
Next Article Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?