By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura
Shqipëri

Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura

admin
Last updated: 01/09/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 1 shtator, argument.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi sot nga qeveria shfuqizimin e ndryshimeve të bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

Bardhi tha se qeveria po tenton të adresojë shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian përmes një projektvendimi të ri mjedisor, duke mos prekur ndryshimet ligjore që hapën zonat e mbrojtura ndaj projekteve të ndërtimit.

Sipas tij kjo masë nuk është e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e ngritura nga institucionet evropiane.

“Ky mund të jetë një filtër shtesë, por nuk mund t’i shitet Bashkimit Europian si adresim i shqetësimit, ndërkohë që ligji që krijoi problemin mbetet i paprekur.

“Në rezolutën e Parlamentit Europian thuhet shprehimisht se “Parlamenti Europian shpreh shqetësim serioz për ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë projekte të mëdha infrastrukturore dhe turistike në zona ekologjikisht të ndjeshme dhe kërkon që këto ndryshime ligjore të zhbëhen”, nënvizoi Bardhi.

Bardhi thekson se Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një nismë për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024, në ligjin për zonat e mbrojtura.

“Kjo është edhe një nga kërkesat e qytetarëve që kanë protestuar për mbrojtjen e këtyre territoreve, por që vazhdon të injorohet nga kryeministri i betonit dhe i parave të pista”, tha ai.

Bardhi shtoi se qeveria ka dy alternativa, “ose të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, duke rikthyer ligjin për zonat e mbrojtura në standardet që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ose rruga tjetër është ta çojë ligjin në referendum dhe t’i lërë shqiptarët të vendosin. Të mos ketë frikë nga vota”.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Makina pa panel instrumentesh? Hyundai e ofron, por vetëm me pagesë shtesë
Next Article Veliaj komandon Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë Tiranë, dorëhiqet Hoxha
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?