By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti njofton për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë, Prizreni propozohet si lokacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti njofton për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë, Prizreni propozohet si lokacion
Kosovë

Kurti njofton për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë, Prizreni propozohet si lokacion

admin
Last updated: 01/09/2026 14:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është diskutuar për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë, i cili synohet të shërbejë si qendër për hulumtime dhe ekspertizë në këtë sektor.

Kurti ka thënë se energjia tashmë është shndërruar në një sfidë globale dhe se Kosova në vitet e ardhshme do të përballet me vendime të rëndësishme sa i përket projekteve, kostove dhe mënyrës së financimit të tyre.

“Sot, në Zyrën e Kryeministrit, diskutuam për themelimin e një instituti kërkimor për energjinë. Ky sektor tashmë është shndërruar në sfidë globale dhe vitet përpara do të na sjellin një varg vendimesh të mëdha në këtë fushë, nga projektet që duhet e do t’i ndërtojmë, te kostot e tyre dhe mënyra e financimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, vendimet në sektorin e energjisë kërkojnë hulumtime, përllogaritje dhe burime njerëzore me ekspertizë.

“Këto vendime kërkojnë hulumtim, përllogaritje dhe mbi të gjitha burime njerëzore që kanë ekspertizë në këtë lëmi”, tha kryeministri në detyrë.

Ai ka theksuar se Kosova deri më tani ka pasur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë dhe ka bashkëpunuar me ekspertë vendorë e të huaj në projekte të ndryshme, ndërsa tash nevojitet vazhdimësia institucionale.

“Ajo çfarë aktualisht na duhet është vazhdimësia institucionale për të ruajtur përvojën dhe dijen nga projektet e ndërtuara dhe ato në zhvillim”, u shpreh ai.

Kurti ka bërë të ditur se instituti mund të shërbejë edhe si adresë për angazhimin e profesionistëve nga diaspora, ndërsa si lokacion të mundshëm ka përmendur Prizrenin.

“Ky institut do të mund të jetë adresa e angazhimit të shumë inxhinierëve dhe hulumtuesve sa vendorë aq edhe të tillë që kemi në Gjermani, Zvicër e Austri, e gjithandej në mërgatë, të cilët duan të kontribuojnë për Kosovën. Vendi i propozuar është Prizreni, në Parkun për Inovacion dhe Trajnim. Prizreni ka studentë, ka hapësirë dhe ka një ambient që tashmë është në funksion”, tha Kurti.

Në diskutimin për konceptin e institutit, sipas Kurtit, kanë marrë pjesë profesorë, hulumtues, përfaqësues të industrisë dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Pjesë e diskutimit të sotëm për konceptin e institutit ishin profesorë, hulumtues, njerëz nga industria dhe partnerë ndërkombëtarë”.

Në fund, Kurti ka falënderuar ministritë përkatëse dhe partnerët gjermanë për punën e bërë deri më tani.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samsung prezanton Galaxy Book6, laptopi i ri 14-inç nis nga 800 dollarë
Next Article Mickoski: Qendrat e të dhënave sjellin të ardhme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?