Islam Selmani ka siguruar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë një tjetër moment historik edhe karatesë kosovare.
Selmani ka shkruar historinë pas një paraqitje të shkëlqyeshme në Taranto në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Karateisti kosovar ka arritur të fitojë finalen e madhe duke mposhtur grekun Christos Xenos.
Me këtë fitore, Selmani siguron medaljen e artë, e cila është e dytë e artë për Kosovën në “Taranto 2026” dhe e shtata në përgjithësi në të gjitha garat.
Përveç Selmanit, është Donjeta Sadiku, e cila fitoi të artën në boks, ndërsa medaljet për Kosovën i kanë fituar Laura Fazliu të argjendtën, si dhe Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta.

