By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimi i naftës, Blushi: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e karbonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çmimi i naftës, Blushi: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e karbonit
Shqipëri

Çmimi i naftës, Blushi: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e karbonit

admin
Last updated: 01/09/2026 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 1 shtator, argument.mk/ – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot se çmimi i naftës vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri.

Gjatë një deklarate për mediet, Blushi kërkoi pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, me qëllim uljen e çmimit të karburanteve.

Deputeti u shpreh se ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve të karburanteve, në Shqipëri çmimi i naftës ka arritur në 219 lekë për litër.

Sipas tij, kjo situatë rëndon më tej mbi familjet shqiptare, bizneset dhe ekonominë në tërësi.

“Partia e Lirisë e ka depozituar prej kohësh në Kuvend Projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve, përmes pezullimit të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, një masë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e zbatueshme që do të ulte menjëherë çmimin e naftës për qytetarët dhe bizneset”, tha Blushi.

Blushi theksoi se propozimi i Partisë së Lirisë synon që ulja e taksave të reflektohet menjëherë në çmimin që paguajnë qytetarët dhe bizneset.

Partia e Lirisë, vijoi Blushi, mirëpret edhe propozimet e deputetëve të mazhorancës për uljen e çmimit të karburanteve, përfshirë nismat për heqjen e taksës së qarkullimit.

“Nuk ka nevojë të shpiket një ligj i ri dhe as të bëhet propagandë e re. Projektligji i Partisë së Lirisë është në Kuvend, i gatshëm për t’u rishqyrtuar dhe rivotuar. Pezulloni taksën e qarkullimit, pezulloni taksën e Karbonit, ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve!”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mourinho rregullon te Real Madridi atë që Xabi Alonso e prishi
Next Article Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?