By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar
Shqipëri

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

admin
Last updated: 01/09/2026 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 1 shtator, argument.mk/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik i Evropës” në
Forumin Strategjik të Bledit, së bashku me Komisioneren Marta Kos.

Hoxha theksoi se teksa zgjerimi është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, besueshmëria mbetet thelbësore, po aq sa edhe ruajtja e ritmit të negociatave.

“Ne kemi bërë dhe po bëjmë zgjedhje të vështira, kemi ndërmarrë reforma të gjera dhe mbetemi plotësisht të angazhuar në fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Hoxha.

Shqipëria, shtoi Ministri, nuk e sheh veten thjesht si një përfituese të ardhshme të projektit evropian, por si kontribuese aktive.

“Anëtarësimi në BE është njëkohësisht një aspiratë dhe një ofertë. Ne kërkojmë përfitimet e përkatësisë, por jemi po aq të gatshëm të kontribuojmë në forcën, konkurrueshmërinë dhe sigurinë e Unionit të cilit do t’i bashkohemi”, nënvizoi Hoxha.

Historia, tha Ministri i Jashtëm, ka treguar se çdo raund zgjerimi e ka bërë Bashkimin Evropian më të fortë, më të begatë dhe më me ndikim.

Zgjerimi i ardhshëm, sipas tij, nuk do të jetë ndryshe.

“Përkundrazi, në mjedisin gjeopolitik të sotëm, është një investim strategjik në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, përfundoi Hoxha.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmimi i naftës, Blushi: Të pezullohet taksa e qarkullimit dhe e karbonit
Next Article Wadephul: Gjermania nuk do t’i frikësohet kurrë Rusisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?