By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Wadephul: Gjermania nuk do t’i frikësohet kurrë Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Wadephul: Gjermania nuk do t’i frikësohet kurrë Rusisë
Bota

Wadephul: Gjermania nuk do t’i frikësohet kurrë Rusisë

admin
Last updated: 01/09/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Algjer, 1 shtator, argument.mk/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul u zotua sot për një përgjigje të matur ndaj zbulimit të një droni, të mbushur me eksplozivë, pranë një aeroplani mallrash ukrainas në aeroportin ”Leipzig/Halle” muajin e kaluar.

Berlini ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht se kush mendon se ishte pas incidentit të 4 gushtit, mes spekulimeve të përhapura se Rusia ishte përgjegjëse.

Kancelari Friedrich Merz më parë është zotuar për një përgjigje të qartë, të cilën ai tha se po koordinohej me aleatët e NATO-s dhe BE-së.

Wadephul ka planifikuar të udhëtojë për në Irlandë sot në mbrëmje për një takim me homologët e BE-së.

I pyetur gjatë një vizite në Algjer nëse Berlini duhet të shqetësohet nëse Moska do të kundërshtojë ndonjë përgjigje të mundshme, diplomati më i lartë i Gjermanisë theksoi se Berlini nuk do të reagojë skajshëm, por do të përgjigjet “kur të sulmohemi”.

”Gjermania nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë dhe kjo do të vazhdojë të jetë qëndrimi themelor i politikës sonë”, tha Wadephul, duke shtuar se ”Berlini qëndron “krah për krah me partnerin tonë ukrainas”.

”Rusia duhet ta dijë se Gjermania është një forcë stabilizuese në Evropë, një forcë që është gjithmonë e përgatitur të negociojë, por që nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Një dron i pajisur me eksplozivë dhe një mekanizëm shpërthimi u zbulua në mbrëmjen e 4 gushtit në zonën e sigurisë së aeroportit ”Leipzig/Halle”, midis avionëve ukrainas të mallrave.

Pak kohë më vonë, një objekt i dytë fluturues i paidentifikuar u përplas me një avion mallrash të DHL që nuk kishte mundur të ulej për shkak të mbylljes së pistës dhe u detyrua të ndërpriste uljen e tij.

Merz tha të dielën se hetimi për incidentin ishte drejt përfundimit dhe se qeveria e tij ka rënë dakord se si të përgjigjet.

You Might Also Like

50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë

Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

2026-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në BM

Norvegjia bëhet me Mbret të ri

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar
Next Article Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?