By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president
Kosovë

Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president

admin
Last updated: 01/09/2026 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike të arritur për tejkalimin e krizës institucionale dhe ka mbështetur nominimin e profesor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Në një deklaratë pas mbledhjes, LDK-ja ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë dhe procedurat e saj vendimmarrëse.

“Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e presidentit, por edhe me tejkalimin e krizës institucionale dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

“Për LDK-në, ky proces nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e një individi. Ai lidhet, para së gjithash, me ruajtjen e institucioneve të Republikës, shmangien e një krize të re politike dhe krijimin e kushteve për funksionim të qëndrueshëm institucional”, theksohet tutje.

Kryesia e LDK-së ka vlerësuar se Sejdiu i përmbush kriteret për të ushtruar detyrën e presidentit, duke përmendur përvojën e tij si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Profesor Bekim Sejdiu i përmbush këto kritere. Si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve të Kosovës”, ka njoftuar LDK.

LDK-ja ka theksuar se kandidatura e Sejdiut, sipas saj, i shërben nevojës për një president që qëndron mbi ndarjet partiake dhe respekton Kushtetutën.

“Kryesia vlerëson se kandidatura e tij i shërben nevojës së vendit për një President që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton me përpikëri Kushtetutën dhe përfaqëson Republikën me seriozitet brenda dhe jashtë vendit”, theksohet tutje në njoftim.

Në deklaratë, Kryesia e LDK-së u ka bërë thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar që ta mbështesin vendimin e organeve të partisë gjatë procesit të votimit.

“Kryesia u bën thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që, gjatë procesit të votimit, të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë, vendimin e Kryesisë dhe përgjegjësinë që mbajnë si përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka theksuar LDK.

Në fund, LDK-ja ka thënë se do të vazhdojë të veprojë me unitet dhe përgjegjësi, duke vendosur interesin e Republikës mbi konsideratat tjera.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Do të vazhdoj shfaqjen”, Ariana Grande zbulon dëmtimin në këmbë para koncerteve të fundit në Londër
Next Article Kërkesë e 11 vendeve të BE-së që mos të ketë veto për RMV-në, mes tyre Gjermania e Franca!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?