By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anton Quni para mbledhjes së grupit parlamentar: E mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Anton Quni para mbledhjes së grupit parlamentar: E mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Kosovë

Anton Quni para mbledhjes së grupit parlamentar: E mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

admin
Last updated: 01/09/2026 16:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, para mbledhjes së grupit parlamentar ka deklaruar se e mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke e vlerësuar atë si një figurë me bagazh të fuqishëm familjar dhe individual, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për emrin e kandidatit konsensual dhe marrëveshjen mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Quni tha se për këtë çështje ishte deklaruar një ditë më parë përmes një publikimi në Facebook.

“Unë dje jam deklaruar, kam bërë një publikim në Facebook lidhur me propozimin që ka dalë si punë e përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kam mbështetur kandidaturën e zotëri Bekim Sejdiut për president të ardhshëm. Përveç atyre fakteve që numërohen nga liderët partiakë dhe shumë të tjerë që e njohin nga afër, unë mundem me shtu edhe disa çështje që unë i njoh, sepse afër meje, pasi që familjen Sejdiu e njoh që nga vitet ’90-ta, do me thënë nga kohërat shumë të vështira për Kosovën, për popullin shqiptar, kur familjarët e, në fakt, disa burra nga kjo familje Sejdiu kanë marrë pjesë në beteja të ndryshme për çlirimin e Kosovës, një ndër ta ka qenë edhe Arben Sejdiu, familjar shumë i afërt i Bekim Sejdiut”, tha Quni.

Ai tha se përmes Arben Sejdiut kishte krijuar përshtypjen për angazhimin e familjes Sejdiu ndër vite, duke e lidhur atë me periudhat më të vështira nëpër të cilat kishte kaluar Kosova.

“Nëpërmjet tij e kam krijuar edhe idenë apo përshtypjen për familjen Sejdiu, për tërë angazhimin e tyre atdhetar, patriotik në fazat e ndryshme kur kombi ynë dhe shteti ynë ka pasur vështirësi të mëdha. Në veçanti në kohën e rezistencës paqësore, do të thotë në përkrahjen e kauzës të ngritur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, pastaj lufta për çlirimin e Kosovës dhe të gjitha angazhimet për ndërtimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Quni tha se për të nuk ka pasur dilema për kandidaturën e Sejdiut, duke theksuar se ai vjen me një përvojë dhe trashëgimi familjare që, sipas tij, e bën të denjë për këtë pozitë.

“Kurrë nuk kam pasur hamendjet më të vogla se në këtë rast nga kjo familje, do me thënë, vjen Bekim Sejdiu me një bagazh të fuqishëm familjar, po ashtu edhe individual. Kështu që nuk kam asnjë mëdyshje unë edhe shokët e mi, miqtë e mi, të cilët, do me thënë, edhe ato që nuk kanë informata të mjaftueshme, në momentin kur i kuptojnë këto fakte, pajtohen edhe janë përkrahës që në të ardhmen ne ta kemi Bekim Sejdiun për president të Kosovës”, tha Quni.

Ai u shpreh i bindur se zgjedhja e Sejdiut president do ta bënte krenar vendin.

“Jam më se i bindur që tërë kombin, tërë shtetin e Kosovës do ta bëjë krenar”, shtoi Anton Quni.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Kosovës, LDK-ja nuk bie në kurthet e askujt
Next Article Filipçe: Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10.000 denarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?