By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë
Shqipëri

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

admin
Last updated: 01/09/2026 16:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 1 shtator, argument.mk/ – Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshtoi sot rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ndalon përdorimin e telefonave celularë nga avokatët gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, së bashku me drejtuesin e Dhomës së Avokatëve të Tiranës, Klodian Skënderi, kanë depozituar pranë Gjykatës së Posaçme një kërkesë për rishikimin e rregullores.

Pas dorëzimit të kërkesës, ata deklaruan për mediat se kufizimi cenon ushtrimin e profesionit dhe të drejtat e mbrojtjes.

Haxhia tha se kufizimi nuk lidhet vetëm me përdorimin e telefonit për komunikim, por edhe me funksionin e tij si mjet pune për avokatët.

“Kufizon haptas të drejtën e mbrojtjes, për të ushtruar profesionin e avokatit, të paktën prisnim konsultim me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë. Rregullorja në 3 nene kufizon përdorimin e celularit në sallën e gjyqit, jo në aspektin për të folur, por për të punuar. Gjë që bie ndesh me stadin e jetës së të gjithë shoqërive në mbarë botën. Celulari është një studio lëvizëse e jona, e kemi mjet pune”, tha Haxhia.

Edhe avokati Klodian Skënderi e cilësoi kufizimin të pajustifikuar.

“Është një masë ekstreme. Nuk gjejmë logjikë apo arsye përse duhet të vendoset ky kufizim për avokatët. Telefoni është mjet pune për ne avokatët. Zhvillohen seanca 6-orëshe, avokati ka nevojë të komunikojë qoftë edhe me familjarët. Kufizim që bie ndesh me të drejtën për të ushtruar profesionin”, tha Skënderi.

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme ka hyrë në fuqi këtë të martë dhe përveç avokatëve, është kundërshtuar edhe nga shoqatat e gazetarëve.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey
Next Article Mel Gibson kërkon falje për sjelljen në skenë që shumë e quajtën “mizore”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?