By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Debarcës: Nënshkroi leje për fotovoltaikë pa dokumentacionin e nevojshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Debarcës: Nënshkroi leje për fotovoltaikë pa dokumentacionin e nevojshëm
MaqedoniTOP LAJM

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Debarcës: Nënshkroi leje për fotovoltaikë pa dokumentacionin e nevojshëm

admin
Last updated: 01/09/2026 19:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Debarcë, 1 shtator argument.mk/ – Ish-kryetari i Komunës së Debarcës, Zoran Nogaceski, është kallëzuar penalisht nën dyshimin për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, pasi, sipas policisë, gjatë vitit 2024 kishte nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një kompani nga Shkupi, e cila nuk kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kallëzimin penal e ka paraqitur SPB Ohër kundër 60-vjeçarit Z.N. nga fshati Volinë dhe 43-vjeçarit I.M. nga fshati Mesheishtë. Të dy dyshohen për veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

Sipas informacioneve të MPB-së, i kallëzuari i parë, gjatë vitit 2024, në kohën kur ushtronte detyrën e kryetarit të Komunës së Debërcës, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij, kishte nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.

Nga policia pretendojnë se lejet ishin nënshkruar edhe pse ai e dinte se personi juridik nga Shkupi, për të cilin ishin lëshuar ato, nuk posedonte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent.

Në këtë rast dyshohet edhe ish-udhëheqësi i Departamentit për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike në Komunën e Debërcës. Sipas MPB-së, pikërisht i kallëzuari i dytë i kishte përgatitur lejet, të cilat më pas ishin nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i komunës.

– Gjatë vitit 2024, i kallëzuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme, si dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij, kishte nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një person juridik nga Shkupi, edhe pse e dinte se personi juridik nuk posedonte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent – njoftuan nga MPB-ja.

Lejet, siç shtojnë nga policia, ishin përgatitur nga i kallëzuari i dytë, i cili në atë periudhë ishte udhëheqës i Departamentit Komunal për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike.

Kundër të dyve është paraqitur kallëzim penal pranë prokurorisë kompetente, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë zjarre aktive
Next Article Kos nga Bledi: Vendet kandidate për anëtarësim duhet të marrin sinjal të qartë se BE është e gatshme për zgjerim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?