By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë
Bota

50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë

admin
Last updated: 01/09/2026 21:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Singapor, 1 shtator argument.mk/ – Qeveria e Singaporit ka prezantuar një paketë të re mbështetjeje për familjet, me një vlerë totale prej pothuajse 70 mijë dollarësh singaporezë (50 mijë euro) për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, në një përpjekje për të frenuar rënien e lindshmërisë në vend.

Kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, bëri të ditur masat e reja, të cilat synojnë të ulin kostot e rritjes së fëmijëve dhe të krijojnë më shumë mbështetje për prindërit.

Mbështetja nis që në lindje, me një grant prej 10 mijë dollarësh singaporezë për foshnjën. Një shumë tjetër prej 10 mijë dollarësh do të vihet në dispozicion për shpenzime që lidhen me kujdesin mjekësor dhe arsimin.

Paketa përfshin gjithashtu 2 mijë dollarë singaporezë në kredi për fëmijët për moshat 1 deri në 16 vjeç, uljen e tarifave për arsimin parashkollor dhe zgjerimin e lejeve prindërore.

“E ardhmja e Singaporit do të jetë po aq e fortë sa familjet që e ndërtojnë atë”, deklaroi Wong.

Masa e qeverisë vjen në një kohë kur Singapori po përballet me një krizë të theksuar demografike. Norma totale e fertilitetit ka zbritur në një rekord të ulët prej 0.87 fëmijësh për grua, shumë poshtë nivelit prej 2.1 fëmijësh që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin e brezave.

Vendi pritet gjithashtu të hyjë këtë vit në kategorinë e shoqërive “super të plakura”, ku më shumë se 21% e popullsisë është 65 vjeç ose më shumë.

Pavarësisht paketës së re, reagimet kanë qenë të përziera. Disa çifte e konsiderojnë mbështetjen financiare një ndihmë konkrete për vendimin për të krijuar familje, ndërsa të tjerë thonë se kostot e larta të jetesës dhe koha e nevojshme për rritjen e fëmijëve mbeten pengesa të mëdha.

“Këto mbështetje më inkurajojnë të kem fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të martohem”, tha 27-vjeçarja Iqbar Hisham, duke vlerësuar veçanërisht masat për kujdesin ndaj fëmijëve.

Megjithatë, për disa çifte, faktori financiar nuk është i vetmi shqetësim. Koha dhe mundësia për t’iu përkushtuar rritjes së një fëmije mbeten sfida që, sipas tyre, nuk mund të zgjidhen plotësisht vetëm përmes mbështetjes ekonomike të qeverisë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet
Next Article Nënkryetari i PDSH Ylber Idrizi: Mbyllja e shkollave dhe shpopullimi, dëshmi e falimentimit politik në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?