By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

admin
Last updated: 01/09/2026 23:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator argument.mk/ – Analisti Ejup Gojnovci ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Gojnovci ka thënë se me qëndrimin e tyre, këta deputetë kanë goditur, sipas tij, disa figura politike në vend.

“Këta gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës sot kanë goditur të paktën tre personalitete publike politike në Republikën e Kosovës. Më së paku zotin Sejdiu si kandidat për president”, ka deklaruar ai në emisionin “RTK Prime” në RTK.

Sipas Gojnovcit, qëndrimi i tyre lidhet edhe me kundërshtimin ndaj vazhdimit të qeverisjes së Albin Kurtit.

“E para kanë dashur ta godasin zotin Kurti, sepse e konfirmuan sot që për ta edhe po të ishte kush e di kush kandidat, nuk do të kishin votë për të. Sepse nuk duan t’ia zgjasin qeverisjen zotit Kurti”, ka thënë Gojnovci.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke thënë se mes tij dhe Bekim Sejdiut ka pasur kryqëzim interesash në të kaluarën.

“Natyrisht e kam quajtur inatë reagimin e zotit Hoti mbrëmë, sepse zoti Hoti dhe zoti Bekim Sejdiu kanë pasur një kryqëzim interesash në momente të caktuara”, është shprehur ai.

Gojnovci ka thënë se, përveç Sejdiut, në këtë zhvillim politik janë prekur edhe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani.

“Po në esencë, kur po thonë që i godasin të paktën tre persona janë: zoti Kurti, është zoti Abdixhiku dhe është zonja Osmani, në mes të tyre është edhe zoti Sejdiu pastaj si kolateral politik në këtë rast”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, gjashtë deputetët nuk e kanë pranuar rezultatin e betejës së brendshme politike në LDK.

“Nuk e duan kryetar zotin Abdixhiku, të cilin përkundër që e humbën betejën me të brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e kanë kaluar si sfidë politike brenda vetvetes së tyre dhe duan që në LDK zëri i tyre të jetë zëri primar”, ka thënë Gojnovci.

Ai ka vlerësuar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është vetëm një problem i brendshëm partiak.

“Në këtë situatë nuk kemi të bëjmë me një problem politik të brendshëm partiak, as me zgjedhjen e një çështje të dorës së pestë atje poshtë. Por zgjedhjen e kandidatit për president, zgjedhjen e presidentit rrjedhimisht konstituimin e institucioneve të vendit”, ka theksuar ai.

Gojnovci ka thënë se LDK-ja, sipas tij, ka pësuar dëm politik nga kjo situatë.“Lidhja Demokratike e Kosovës sot për mendimin tim — unë shpresoj të mos jetë kështu — e ka goditur vetveten jashtëzakonisht shumë politikisht”, është shprehur ai.

Duke komentuar deklaratën e deputetit Haxhiu Zemaj se nuk do të bien në “kurthin e Albin Kurtit”, Gojnovci ka thënë se nuk e sheh si të tillë mbështetjen për kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

“Unë nuk e di çfarë kurthi paraqet kjo. Ky kandidat ka qenë kandidat i prezantuar nga Lidhja Demokratike, u tha, u publikua ashtu”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gojnovci e ka cilësuar si “vetëvrasje politike” situatën kur një kandidat i propozuar nga një parti nuk merr mbështetje brenda saj.

“Ta propozosh një kandidat të cilin e propozon partia, ta përkrahësh si kandidat dhe më pastaj brenda partisë ky të mos marrë mbështetjen, kjo është… më falni për fjalorin, por është vetëvrasje politike”, ka përfunduar Gojnovci.

You Might Also Like

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Haxhiu zbulon pse Osmani nuk u dërgua për votim: S’i ka pasur votat, ka kërkuar garanci

Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Anton Quni para mbledhjes së grupit parlamentar: E mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Next Article Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni
Beqarët kanë një avantazh që çiftet nuk e kanë? Studimi zbulon anën e panjohur të jetës pa partner
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?