By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
KosovëMaqedoni

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

admin
Last updated: 01/09/2026 23:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator argument.mk/ – Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa ka folur edhe për rrezikun e përçarjeve fetare në Kosovë.

Kulla ishte i ftuar në emisionin “Matrix”, të moderuar nga Mehmet Kalisi, ku ndër të tjera u diskutua edhe për raportet mes fesë, identitetit kombëtar dhe interesave politike në Kosovë.

Gjatë emisionit, Kulla u shpreh se “pa fe nuk ka atdhe”, duke e lidhur çështjen e besimit me identitetin dhe ruajtjen e atdheut.

Ai foli edhe për pyetjen se cilat vende mund të kenë interes që në Kosovë të ketë përçarje mbi baza fetare. Sipas Kullës, një interes të tillë e ka Serbia, ndërsa shtetet e tjera nuk kanë interes që shqiptarët të ndahen mbi baza fetare.

“Vetëm serbët, askujt tjetër nuk do t’i interesonte që të përçahen shqiptarët në fe, sepse Serbia e ka në planet e saj historike, që në krye të herës, që kur ka vendosur të themelojë shtetin e vet në kurriz të shqiptarëve, edhe t’i pastrojë shqiptarët etnikisht.”

Kulla tha se këto tema janë analizuar edhe më herët dhe e lidhi historinë e konfliktit në ish-Jugosllavi me përdorimin e fesë për qëllime politike.

“Ne kemi analizuar këto tema. Vetëm serbët kanë dashur një shtet doktrinar fetar dhe ata kanë qenë të vetmit që kanë arritur të bëjnë edhe një luftë fetare në ish-Jugosllavi, duke përdorur besimin për qëllime politike.”

Sipas tij, përdorimi i identitetit fetar për qëllime politike kontribuoi në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, të cilën ai e përshkroi si një prej shteteve më të zhvilluara të kohës.

“Dhe shkatërruan një nga shtetet më të zhvilluara të kohës, që ka qenë Jugosllavia, pikërisht me një luftë që zgjati katër apo pesë vite.”

Deklaratat e Kullës u bënë në kuadër të diskutimit për ndikimin e fesë në identitetin kombëtar dhe përpjekjet për të shmangur përçarjet mbi baza fetare në shoqërinë kosovare.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Next Article Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni
Beqarët kanë një avantazh që çiftet nuk e kanë? Studimi zbulon anën e panjohur të jetës pa partner
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?