By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot shpallet aktgjykimi ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot shpallet aktgjykimi ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Kosovë

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

admin
Last updated: 02/09/2026 09:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 2 shtator, argument.mk/ – Gjykata pritet të shpallë sot, më 2 shtator, aktgjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj Sveçlës ka përfunduar më 28 gusht, ndërsa trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Sabit Sadikaj, ka caktuar 2 shtatorin si datë për shpalljen e aktgjykimit.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Prokurori Avni Namani ka deklaruar se provat e administruara gjatë procesit dëshmojnë se Sveçla kishte aktivizuar një bombolë të gazit lotsjellës dhe e kishte hedhur brenda sallës së Kuvendit.

Sipas Prokurorisë, në video-incizimin e seancës shihet momenti i aktivizimit dhe hedhjes së gazit, ndërsa në sallën plenare janë gjetur disa bombola të gazit lotsjellës. Në raportin e vendit të ngjarjes, sipas aktakuzës, janë dokumentuar gjithsej 18 dëshmi materiale.

Në anën tjetër, mbrojtja ka kërkuar aktgjykim lirues, duke argumentuar se nuk është provuar përtej dyshimit se Sveçla ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Avokati Luar Prenaj ka thënë se ekspertiza nuk përputhet me veprimet e të mbrojturit të tij, ndërsa ka kundërshtuar edhe interpretimin e pamjeve filmike dhe simptomat e pretenduara te deputetët pas hedhjes së gazit.

Edhe vetë Sveçla, në fjalën përfundimtare, e ka cilësuar veprimin për të cilin po gjykohet si aktivitet politik, duke thënë se qëllimi ishte kundërshtimi dhe parandalimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Si mundet që për humbjen e territorit të mos japë llogari askush, por për pengimin e tij të kërkohet përgjegjësi penale?”, kishte deklaruar Sveçla.

Rasti lidhet me ngjarjen e 21 marsit 2018, kur në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës gjatë seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Për këtë rast, përveç Sveçlës, aktakuza e ngritur më 29 korrik 2019 përfshinte edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba.

Sveçla është deklaruar i pafajshëm në këtë proces.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti në Kosovë – pasdite lokalisht me shi dhe shkarkime rrufesh
Next Article PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e institucioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?