By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra
Maqedoni

Daniela Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale në Shkup: Prioritet do të jenë efikasiteti dhe ulja e numrit të lëndëve të vjetra

admin
Last updated: 02/09/2026 10:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Daniela Dimovska dha deklaratën solemne para Këshillit Gjyqësor dhe zyrtarisht mori detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Ajo njoftoi se gjatë mandatit të saj prioritet do të jenë ruajtja e efikasitetit të gjykatës, ulja e numrit të lëndëve të vjetra dhe rritja e transparencës.

Në një intervistë për “Telma”, Dimovska theksoi se gjatë 14 muajve të fundit gjykata ka arritur të ulë ndjeshëm numrin e lëndëve dhe rasteve të vjetra të pazgjidhura.

“Me dhënien e betimit mund të premtoj se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe dinamikë. Gjatë 14 muajve të fundit kemi arritur të zvogëlojmë numrin e lëndëve të reja dhe jemi një nga gjykatat e rralla efikase në vend. Kemi arritur ta ulim numrin e lëndëve të vjetra që rrezikonin parashkrimin me 53 për qind. Kemi arritur që këtë vit të mos kemi asnjë lëndë të parashkruar”, deklaroi Dimovska.

Ajo theksoi se gjykata aktualisht funksionon me një numër dukshëm më të vogël të punonjësve krahasuar me vitet e mëparshme.
“Fatkeqësisht, kemi 130 punonjës më pak se para disa vitesh dhe, me këtë numër të reduktuar të punonjësve, arrijmë ta përballojmë fluksin e lëndëve”, tha Dimovska.

Sipas saj, barrën më të madhe në funksionimin e përditshëm të gjykatës e mban administrata gjyqësore, e cila, siç theksoi, ka rol kyç në punën e gjyqtarëve.

“Pikërisht administrata gjyqësore e mban barrën më të madhe të punës. Nuk mund ta harroj, sepse ata janë forca thelbësore që qëndron pas nesh, gjyqtarëve”, theksoi kryetarja e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sekuestrohen 4 mijë metra rrjeta dhe 116,9 kilogramë peshk në Strugë
Next Article Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?