By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin
Shqipëri

Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin

admin
Last updated: 02/09/2026 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 2 shtator, argument.mk/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi takime të veçanta në Bled, Slloveni, me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits.

Takimet u zhvilluan në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, ndërsa Hoxha vlerësoi se “aktivitete të tilla ofrojnë mundësi të vyera për takime dhe shkëmbime me aktorë të ndryshëm, veçanërisht për çështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin”.

Ministri informoi se në qendër të diskutimeve ishin dialogu, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe rëndësia e përshpejtimit të ndërlidhjes dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane.

Në takimin me Sørensen, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa në qendër të takimit me me Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli ishte forcimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar dhe mundësitë për të avancuar projekte konkrete në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në takimin me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits, ministri Hoxha diskutoi mbi ndërlidhjen, infrastrukturën dhe mobilitetin, si elementë kyç për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe më pranë tregut dhe hapësirës evropiane.

“Dialogu, ndërlidhja dhe bashkëpunimi janë tre shtylla të një rajoni më të qëndrueshëm, më të integruar dhe më evropian”, u shpreh Hoxha.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar transnacional
Next Article 29 shtete akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët dhe adoleshentët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?