Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Çmimet e biletave të autobusëve për transportin ndërurban në vend janë rritur, pas shtrenjtimit të derivateve të naftës. Edhe pse nuk ka një rritje konstante të derivative të naftës pasi çdo javë ka ndryshime, pronarët e kompanive të transportit nuk kanë pritur një stabiltet por kanë vepruar me shpejtësi në rritjen e çmimeve të biletave.
Bileta Tetovë–Shkup nga 200 denarë për një drejtim tani kushton 250 denarë, ndërsa bileta vajtje-ardhje kushton 500 denarë. Në linjën Kumanovë–Shkup, çmimi është rritur nga 170 në 200 denarë për një drejtim, ndërsa vajtje-ardhje kushton 400 denarë.
Kjo rritje ndjeshëm dëmton dhe prek buxhetin e studentëve të cilët nga institucionet e shtetit mbështeten me një shujtë ditore prej 140 denarësh. Kështu, që pas mbylljes së konviktit Pellagonia një pjesë dërmuese e studentëve që kanë banuar aty do duhet të udhëtojnë dhe tashmë me çmime në qiell të biletave.

