By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi: Mbi 1 500 efektivë të Emergjencave Civile të angazhuar deri tani në situatën e zjarreve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi: Mbi 1 500 efektivë të Emergjencave Civile të angazhuar deri tani në situatën e zjarreve
Shqipëri

Nufi: Mbi 1 500 efektivë të Emergjencave Civile të angazhuar deri tani në situatën e zjarreve

admin
Last updated: 02/09/2026 11:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 2 shtator, argument.mk/ – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka vizituar Bazën e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) në 39-vjetorin e krijimit të kësaj strukture, e cila është pjesë e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, Nufi vlerësoi angazhimin e kësaj baze gjatë sezonit të vështirë të zjarreve.

Sipas tij, BMEC ka zhvilluar deri tani 54 operacione për shuarjen e zjarreve (periudha Prill-Gusht 2026) duke angazhuar mbi 1,500 efektivë dhe duke përdorur mbi 180 mjete.

“Kjo strukturë vazhdon të ngelet struktura operacionale, e cila është shtylla kurrizore e të gjithë veprimtarisë së mbështetjes në rastin e emergjencave civile, apo fatkeqësive natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ministri Nufi.

Duke u ndalur te puna e efektivëve në terren, Ministri shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me flakët.

“Jam krenar për përkushtimin e tyre, mirënjohës gjithësecilit prej tyre që ka qenë në vijën e parë të luftës kundër zjarreve në këtë sezon veror kaq të vështirë”, deklaroi Nufi.

BMEC vijon të jetë një strukturë kyçe në organizimin dhe mbështetjen e operacioneve të emergjencave civile, duke garantuar kapacitete njerëzore, logjistike dhe operacionale në përballimin e situatave të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rriten çmimet e biletave: Tetovë–Shkup 250 denarë për një drejtim, Kumanovë–Shkup 200 denarë
Next Article VMRO: Filipçe dhe partia e tij në të njëhtën linjë me botët kineze
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?