By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhixho: Ndërtimi është kthyer në “lavatriçen e parave të pista”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Xhixho: Ndërtimi është kthyer në “lavatriçen e parave të pista”
Shqipëri

Xhixho: Ndërtimi është kthyer në “lavatriçen e parave të pista”

admin
Last updated: 02/09/2026 11:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 2 shtator, argument.mk/ – Zëvendëspresidentja dhe Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha sot se sektori i ndërtimit është kthyer në një kanal për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit të grupeve kriminale.

Në një deklaratë për shtyp, Xhixho kërkoi që për sektorin e ndërtimit të flitet me fakte dhe jo me propagandë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi transparencën e lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqet e dhëna për ndërtim.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se sipërfaqja e dhënë për ndërtim është gati katër herë më e lartë se ajo e deklaruar zyrtarisht.

“Mungesa e transparencës për lejet e ndërtimit dhe sipërfaqet e dhëna për betonizim janë alarmante. Pse fshihet kjo shifër? Sa leje janë dhënë realisht? Sa territor po i dorëzohet betonit? Dhe mbi të gjitha, kush po përfiton nga ky bum i jashtëzakonshëm ndërtimi?”, tha ajo.

Deputetja iu referua edhe të dhënave të Eurostat, duke deklaruar se ndërtimi përbën 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është nën 5%.

Sipas saj, rritja e ndërtimeve nuk është shoqëruar me strehim të përballueshëm për qytetarët, ndërsa Tirana dhe bregdeti janë kthyer në “kantiere të pafundme”.

“Por ky bum nuk po përkthehet në strehim të përballueshëm për shqiptarët. Tirana dhe bregdeti janë kthyer në kantiere të pafundme, ndërsa çmimet e banesave janë bërë të papërballueshme. Një familjeje me të ardhura mesatare i duhen rreth 60 vite për të blerë një shtëpi”, tha ajo.

Në përfundim, deputetja e Partisë së Lirisë kërkoi hetimin e lejeve të ndërtimit, pronarëve, financuesve dhe burimit të parave që qarkullojnë në sektor.

“Qeveria nuk mund të fshihet më pas kullave, shifrave të manipuluara dhe propagandës. Hetimi i lejeve, pronarëve, financuesve dhe parave  që qarkullojnë në këtë sektor është emergjente  dhe detyrim ndaj qytetarëve Koha për llogaridhenie  për këtë kriminalizim të ekonomisë që i ka bërë Rilindja Shqipërisë” tha Xhixho.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO: Filipçe dhe partia e tij në të njëhtën linjë me botët kineze
Next Article LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?