By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ethet e Nilit Perëndimor, Australia paralajmëron qytetarët që udhëtojnë për në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ethet e Nilit Perëndimor, Australia paralajmëron qytetarët që udhëtojnë për në Maqedoni
Maqedoni

Ethet e Nilit Perëndimor, Australia paralajmëron qytetarët që udhëtojnë për në Maqedoni

admin
Last updated: 02/09/2026 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Autoritetet australiane në këshillat e tyre aktuale për udhëtim për në Maqedoni paralajmërojnë për një shpërthim të Etheve të Nilit Perëndimor dhe këshillojnë udhëtarët të marrin masa për t’u mbrojtur nga mushkonjat.

Faqja zyrtare “Smartraveller” e qeverisë australiane thotë se ka një shpërthim të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoni. Këshillat për Maqedoninë u përditësuan sot, më 2 shtator, dhe shpërthimi i Etheve të Nilit Perëndimor është renditur si një nga informacionet më të fundit për udhëtarët. Vendi mbetet në nivelin më të ulët të paralajmërimit, pra rekomandimi për të zbatuar masat normale të sigurisë.

Autoritetet australiane theksojnë se nuk ka vaksinë kundër Etheve të Nilit Perëndimor dhe rekomandojnë përdorimin e repelentëve kundër insekteve, veshjen e rrobave të gjata, të gjera dhe me ngjyra të çelëta dhe qëndrimin në ndërtesa të mbrojtura nga insektet.
Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore të vendit, deri më tani në vend janë regjistruar 55 raste të Etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 53 janë konfirmuar në laborator, dhe dy janë ende të pakonfirmuara. Aktualisht, 19 persona janë të shtruar në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Pesë raste janë regjistruar javën e fundit, tre prej të cilave janë konfirmuar, që është një rënie krahasuar me javët e mëparshme kur regjistroheshin midis nëntë dhe 11 raste në javë.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet më shpesh përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Që nga fillimi i vitit, gjashtë persona në Maqedoni kanë vdekur nga ethet e konfirmuara të Nilit Perëndimor.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente
Next Article Barcelona mbyll afatin kalimtar të verës, kjo është skuadra e plotë për sezonin 2026/27
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?