By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thirrje e hapur për të rinjtë: Shkollë verore falas në Dojran, të mbuluara janë transporti, akomodimi dhe ushqimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Thirrje e hapur për të rinjtë: Shkollë verore falas në Dojran, të mbuluara janë transporti, akomodimi dhe ushqimi
Maqedoni

Thirrje e hapur për të rinjtë: Shkollë verore falas në Dojran, të mbuluara janë transporti, akomodimi dhe ushqimi

admin
Last updated: 02/09/2026 12:02
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), shpalli thirrje për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Shkollës Verore Kombëtare për të rinj.

Thirrja është e destinuar për të rinjtë nga Maqedonia të moshës 15 deri në 29 vjeç, ndërsa shkolla do të mbahet nga 14 deri më 18 shtator 2026 në Dojran.

Në shkollë do të marrin pjesë rreth 60 të rinj, të cilët përmes aktiviteteve interaktive do të kenë mundësi të njihen me bashkëmoshatarë nga e gjithë vendi, të shkëmbejnë përvoja dhe të fitojnë njohuri e aftësi të reja të lidhura me zhvillimin personal, marrëdhëniet ndërpersonale dhe punën në ekip.

Programi do të bazohet në qasjen “Sport për zhvillim”, ku sporti do të përdoret si mjet pedagogjik për zhvillimin e aftësive rinore, përmirësimin e punësueshmërisë dhe zhvillimin personal.

Gjuhët e punës së shkollës do të jenë maqedonishtja dhe shqipja, ndërsa shpenzimet për transport, akomodim dhe ushqim për pjesëmarrësit mbulohen plotësisht nga organizatorët.

Nga Ministria inkurajojnë të gjithë të rinjtë e interesuar nga 15 deri në 29 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chelsea mbyll afatin kalimtar të verës, kjo është skuadra e plotë për sezonin e ri
Next Article BE kërcënon Rusinë me sanksione të reja pas incidentit me dronin në Lajpcig
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?