By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuzevska: Mickoski përsëri e ka fut në borxh Maqedoninë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuzevska: Mickoski përsëri e ka fut në borxh Maqedoninë
Maqedoni

Kuzevska: Mickoski përsëri e ka fut në borxh Maqedoninë

admin
Last updated: 02/09/2026 12:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Nga SDSM akuzojnë se Qeveria përsëri e ka borxhuar shtetin dhe pretendojnë se para në buxhet nuk ka.

“U konfirmua ajo që SDSM e thotë tre muajt e fundit – para në buxhet nuk ka. Mickoski përsëri e ka borxhuar Maqedoninë. Një borxhim i ri prej 1,3 miliardë eurosh e ka miratuar Qeveria në seancë”, deklaroi zëdhënësja e partisë Bogdanka Kuzevska.

Nga SDSM pretendojnë se me borxhin e ri, borxhi i përgjithshëm që, sipas tyre, Qeveria e ka bërë për dy vite arrin në 4 miliardë euro.

“Mickoski për dy vite ka bërë 30 për qind të borxhit publik të përgjithshëm nga pavarësia e Maqedonisë deri sot”, thonë nga partia.

Nga SDSM pyesin ku shkojnë mjetet dhe akuzojnë se paratë shpenzohen përmes, siç i quajnë, “tenderëve kriminalë partiakë”.

Sipas partisë, deficiti buxhetor vazhdimisht e tejkalon 4 për qind të BPV, për të cilin pretendojnë se është mbi maksimumin ligjor prej 3 për qind.

Nga SDSM theksojnë edhe se buxheti sot arrin rreth 7 miliardë euro, që, sipas tyre, është pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2017, por vlerësojnë se kjo nuk shihet në standardin jetësor të qytetarëve.

“Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe janë rritur për 9.000 denarë për dy vite, ndërsa paga minimale vetëm për 3.500 denarë. Punëtorët me pagë minimale jetojnë më keq”, thonë nga SDSM.

Nga partia e kritikojnë Qeverinë edhe për shkak të refuzimit për ta rritur pagën minimale në 600 euro, si dhe për shkak të rritjes së shpenzimeve për interesa.

“Edhe pas krizës së madhe botërore, pandemisë, fillimit të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, qeveria paguante 120 milionë euro interesa. Sot kjo Qeveri paguan 350 milionë euro interesa”, pretendojnë nga SDSM.

Nga partia opozitare akuzojnë se qytetarët nuk marrin mjaftueshëm mbështetje përmes masave, pagave dhe pensioneve më të larta, ndërsa theksojnë edhe çmimet e larta dhe shpenzimet e jetesës.

“Mickoski i ka borxhuar gjeneratat. I ka borxhuar të gjithë ata që vijnë”, thonë nga SDSM.

Nga partia përfundojnë se, sipas tyre, Qeveria nuk ka realizuar projekt serioz që do ta justifikonte politikën e borxhit dhe paralajmërojnë përgjegjësi politike dhe institucionale për, siç thonë, “politikat kriminale”.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski u nis nga Shkupi, Mickoski e priti në Zelenikovë! Me udhëtim simbolik u promovua “Treni i qytetit”
Next Article Janevska: Mësuesit të mos shqetësohen në mars u rriten pagat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?