By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
Kosovë

Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

admin
Last updated: 02/09/2026 14:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 2 shtator, argument.mk/ – Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, që përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kështu u bë e ditur nga platfoma “Liria ka emër” ku ndër të tjera thuhet se: “Ata sot në mënyrë të organizuar e kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Tutje në njoftim thuhet se si gjeneratë e re e Kosovës, që edhe 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare për luftën e UÇK-së, përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se mënyra sesi është zhvilluar ky proces në Hagë, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë.

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se nuk do të lejojnë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një narrativë kriminalizuese dhe historia jonë të rishkruhet. Si gjeneratë që e ka trashëguar këtë liri, ata kanë thënë se do ta mbrojmë me çdo kusht të vërtetën për luftën çlirimtare.

Kjo është Deklarata e Përbashkët e parlamenteve studentore për BE-në, që u lexua para Zyrës së BE-së nga Endi Binaku, Deputet në Parlamentin Studentor në UP:

“Ne, përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike, të indinjuar nga procesi gjashtëvjeçar në Hagë dhe nga padrejtësitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, sot e ngremë zërin e studentëve edhe para jush, si Zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik
Next Article Hung Cao sekretari i ri i Marinës amerikane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?