By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MF: Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike
Maqedoni

MF: Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike

admin
Last updated: 02/09/2026 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Qeveria miratoi Propozimligjin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit të Prokurimeve Publike, me të cilin do të vendosen më shumë zgjidhje që synojnë modernizimin e sistemit, rritjen e transparencës, përmirësimin e konkurrencës, si dhe shpenzimin më efikas të mjeteve publike.

Ndryshimet rezultojnë nga përvojat e fituara në zbatimin e deritanishëm të Ligjit të Prokurimeve Publike, nevoja e harmonizimizimit të tij me kushtet aktuale ekonomike, si dhe nga prioritetet e reformës të përcaktuara në Agjendën reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Një nga segmentet kryesore të ndryshimeve të propozuara është realizimi i detyrimeve të ndërmarra në kuadër të Agjendës reformuese. Në këtë drejtim, parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i Tregut elektronik të prokurimeve me vlerë të ulët, me qëllim të rritjes së shfrytëzimit të tij dhe konkurrencës më të madhe midis operatorëve ekonomikë. Kjo masë është pjesë e aktiviteteve reformuese të planifikuara për vitin 2026.

Gjithashtu, parashikohet vendosja e detyrueshme e kriterit “raporti më i mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë” gjatë përzgjedhjes së ofertës më të favorshme, që paraqet një nga aktivitetet kryesore të Agjendës reformuese për vitin 2027. Në këtë mënyrë krijohen kushte që institucionet të mos zgjedhin automatikisht ofertën me çmimin më të ulët, por ta vlerësojnë edhe vlerën, cilësinë dhe justifikueshmërinë afatgjate të ofertave.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë gjithashtu përforcimin e theksuar të digjitalizimit të prokurimit publik. Gjithashtu, zgjerohen edhe kompetencat e Byrosë së Prokurimeve Publike në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve dhe zgjidhjeve moderne digjitale, me qëllim të monitorimit më efikas të procedurave, identifikimit të risqeve dhe parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme dhe praktikave korruptive.

Njëkohësisht, krijohet bazë ligjore për vendosjen e shërbimeve në internet dhe shkëmbimin automatik të të dhënave me institucione të tjera dhe subjekte përkatëse.

Në ndryshimet e propozuara, vend të rëndësishëm zë edhe profesionalizmi i kuadrit që punon në fushën e prokurimeve publike. Në vend të modelit të deritanishëm të ricertifikimit periodik përmes ridhënies së provimit, po vendoset një sistem i vazhdueshëm i përsosjes profesionale. Në këtë mënyrë, të punësuarit në prokurimet publike do të kenë mundësi të vazhdueshme të përvetësojnë dijet dhe aftësitë e tyre në përputhje me praktikat moderne dhe standardet evropiane.

Zgjidhjet ligjore të propozuara paraqesin një pjesë të përpjekjeve më të mëdha të Ministrisë së Financave për krijimin e një sisitemi më efikas, transparent, modern të prokurimeve publike, të harmonizuara me standardet evropiane dhe prioritetet reformuese të shtetit, me qëllimin përfundimtar të ofrimit të vlerës më të madhe për mjetet publike dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhernovski: “Kredia hungareze” ka filluar të mbajë erë krimi, kush do të mbajë përgjegjësi
Next Article Shasivari: Bashkëpunimi rajonal, i domosdoshëm për luftën ndaj krimit të organizuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?