Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Situata me zjarret në vend mbetet alarmante, dhe zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente u përballën dje me më shumë se 41 zjarre”, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
Sipas tij, reshjet e lehta të shiut që ranë në disa pjesë të vendit e lehtësuan vetëm pjesërisht punën e ekipeve në terren.
“Zjarri që shpërtheu disa ditë më parë në territorin e Shtipit, midis fshatrave Selcë dhe Puhcë, doli jashtë kontrollit dje pasdite dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Menjëherë dolëm në terren dhe urdhëruam angazhimin e forcave shtesë. Me përpjekje të mëdha, zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll në orët e mbrëmjes, dhe ekipet vazhduan të punonin përgjatë vijës së zjarrit gjatë gjithë natës”.
“Këtë mëngjes zjarri është plotësisht nën kontroll, por vatra të nxehta po shfaqen përsëri në vende të caktuara. Zjarrfikësit e Shtipit janë në terren, me mbështetjen e ekipeve të zjarrfikësve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke i shuar vatra të reja”, tha Angellov.
Ai paralajmëroi se ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë ditës, sepse me rritjen e temperaturave dhe forcimin e erës në pasdite, problemet mund të shfaqen përsëri.

