By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës
Bota

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

admin
Last updated: 02/09/2026 16:02
By admin 4 Min Read
Share
epa13206453 European Commission President Ursula von der Leyen (R) and NATO Secretary General Mark Rutte address a press conference as they meet at the European Commission in Brussels, Belgium, 02 September 2026. The meeting focuses on the response to Russian hybrid threats and closer EU-NATO cooperation, a day after Germany formally accused Russia of being behind an attempted drone attack at Leipzig/Halle Airport on 04 August 2026, where an explosives-laden drone was found near a Ukrainian cargo aircraft. EPA/OLIVIER HOSLET
SHARE

Bruksel, 2 shtator, argument.mk/ – Tensionet mes Rusisë dhe Evropës janë përshkallëzuar pas akuzave të Gjermanisë ndaj Moskës për përfshirje në incidentet me dronë pranë aeroportit të Lajpcigut, ndërsa Bashkimi Evropian po diskuton masa të reja ndaj Rusisë, përfshirë sanksione shtesë dhe përdorimin e mundshëm të aseteve ruse të ngrira në mbështetje të Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Bruksel, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se incidenti përbën një sulm me materiale ushtarake të kryer nga një operacion rus në territorin evropian.

“Ky është një sulm me materiale ushtarake, i kryer nga një operacion i Rusisë në territorin evropian. Ne nuk do ta tolerojmë. Kjo frikësim nuk do të funksionojë. BE-ja dhe NATO-ja janë të bashkuara”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se ”Evropa jo vetëm që do të ruajë presionin ndaj Moskës, por do ta rrisë atë më tej”.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po punon së bashku me Ukrainën për një projekt evropian që synon ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për mbrojtjen ndaj raketave balistike.

Von der Leyen konfirmoi gjithashtu se BE-ja ka marrë një kërkesë të re për pagesë në kuadër të huasë evropiane prej 90 miliardë eurosh.

Sipas saj, kërkesa kap vlerën e disa miliardë eurove dhe do të përdoret, ndër të tjera, për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, përfshirë sistemet e avancuara ”Patriot PAC-3”.

“Uniteti ynë është i palëkundur dhe mbështetja jonë për Ukrainën është e qartë”, deklaroi nga ana e tij Rutte, duke shtuar se forcat e armatosura po punojnë vazhdimisht për të garantuar gatishmërinë operacionale dhe sigurinë publike.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së po diskutojnë në takimin e Gymnich masa të reja sanksionuese ndaj Rusisë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se shtetet anëtare kanë propozuar një numër të konsiderueshëm emrash të rinj për t’u përfshirë në listat e sanksioneve.

“Duhet të verifikojmë që gjithçka të jetë ligjërisht në rregull dhe kjo kërkon kohë”, tha Kallas, duke iu referuar gjithashtu sulmeve hibride të raportuara në vende të ndryshme të Evropës.

Ajo theksoi se, nëse BE-ja dëshiron t’i japë fund luftës, vendet anëtare duhet të bashkojnë përpjekjet dhe t’i çojnë ato në një nivel të ri.

Kallas konfirmoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka thirrur ambasadorin rus në lidhje me incidentet në Lajpcig, ndërsa të njëjtën masë kanë ndërmarrë edhe disa vende anëtare.

Një tjetër çështje e debatit evropian është përdorimi i aseteve ruse të ngrira për mbështetjen e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se Italia nuk është kundër në parim, por duhet të shqyrtohet nëse ekzistojnë bazat e nevojshme ligjore për një masë të tillë.

“Problemi ka qenë gjithmonë ai juridik. Ka pasur shqetësime ligjore për mundësinë e ndërhyrjes mbi këto asete dhe vendimi nuk është marrë pikërisht për këtë arsye”, tha Tajani.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje për më shumë bashkëpunim evropian në fushën e mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, disa shtete anëtare disponojnë ende kapacitete që mund të diskutohen dhe të vihen në dispozicion për të parandaluar sulmet me raketa balistike dhe dronë.

Wadephul tha se Evropa po i afrohet një “momenti vendimtar” dhe se sa më e bashkuar të jetë Evropa, përfshirë edhe vendet përtej rrethit të shteteve anëtare të BE-së, aq më e madhe do të jetë mundësia për t’i dhënë fund konfliktit.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Estonia zgjedh presidenten e re

Hung Cao sekretari i ri i Marinës amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Estonia zgjedh presidenten e re
Next Article Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?