By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij
Kosovë

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

admin
Last updated: 02/09/2026 16:32
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 2 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas shpalljes fajtor të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Rama, përmes një postimi, ka kritikuar pushtetin e drejtuar nga Albin Kurti, duke e cilësuar si paradoks faktin që ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë është shpallur fajtor nga drejtësia për një vepër që lidhet me përdorimin e armës.

“Ministri i Brendshëm i Kosovës që duhet ta garantojë rendin, është shpallur fajtor për shkeljen e tij”, ka shkruar Rama.

Ai ka pyetur qytetarët nëse e kuptojnë, siç e quan ai, “absurdin shtetëror” në të cilin është sjellë Kosova.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, ministri që ka për detyrë të garantojë sigurinë është dënuar nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

“Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet”, ka shkruar ai.

Rama e ka përmbyllur reagimin e tij me kritika të ashpra ndaj pushtetit, duke e cilësuar situatën si “absurde” dhe “të turpshme”.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Tetova do të jetë kryeqyteti i çiklizmit më 6 shtator
Next Article Nikollovski: Treni i Qytetit do të sjellë transport më të shpejtë dhe më të lehtë për mijëra qytetarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?