Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Më 01.09.2026 në orën 11:00 në SPB Tetovë, B.K.(52) nga Republika e Kosovës, me banim në Norvegji, ka raportuar se në fshatin Dobrosht të Tetovës i është marrë motoçikleta e tij BMW, e cila ishte e parkuar në fshat. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe për zbardhjen e rastit.

