Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Më 01.09.2026 në orën 19:15 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin N.D.(44) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit paraprak nga vëllai i tij 46-vjeçar se, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

