By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Video me përmbajtje seksuale mes të miturve alarmon shkollën në Dragash – katër të dyshuar në ndalim, rasti hetohet për dhunim dhe materiale të abuzimit seksual të fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Video me përmbajtje seksuale mes të miturve alarmon shkollën në Dragash – katër të dyshuar në ndalim, rasti hetohet për dhunim dhe materiale të abuzimit seksual të fëmijëve
Kosovë

Video me përmbajtje seksuale mes të miturve alarmon shkollën në Dragash – katër të dyshuar në ndalim, rasti hetohet për dhunim dhe materiale të abuzimit seksual të fëmijëve

admin
Last updated: 26/09/2026 10:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prizren, 26 shtator argument.mk/ – Një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm që përfshin disa të mitur është duke u hetuar nga organet kompetente në rajonin e Prizrenit, pasi një video-incizim me përmbajtje seksuale kishte nisur të qarkullonte mes nxënësve të një shkolle.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është zbuluar më 23 shtator, rreth orës 15:50, në fshati Buqe të Dragashit, pasi psikologu i një shkolle fillore ka njoftuar organet kompetente se te disa nxënës po qarkullonte një video ku shihej një djalë duke prekur në pjesët intime një vajzë të mitur.

Pas pranimit të informacionit, janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore dhe është njoftuar Prokuroria.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë viktimën, e cila është e mitur. Për shkak të natyrës së rastit dhe mbrojtjes së saj, Sinjali nuk do të publikojë emrin, inicialet, shkollën apo të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e saj.

E mitura është intervistuar drejtpërdrejt nga Prokurori i Shtetit, në praninë e nënës dhe përfaqësuesve për mbrojtjen e viktimave, ndërsa më pas është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe personat e dyshuar.

Njëri prej tyre, rreth 19-vjeçar është ndaluar për 48 orë nën dyshimet që lidhen me veprën penale “Dhunim”, ndërsa një tjetër i mitur është ndaluar për 24 orë.

Dy të mitura të tjera janë intervistuar në praninë e prindërve dhe avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorisë, janë ndaluar po ashtu për 24 orë, lidhur me dyshimet për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Për shkak se të gjithë personat e përfshirë, me përjashtim të njërit, janë të mitur dhe çështja lidhet me përmbajtje seksuale të një fëmije, Sinjali nuk publikon identitetet e tyre.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, ndërsa pritet të sqarohet roli individual i secilit person të përfshirë, mënyra se si është krijuar dhe shpërndarë video-incizimi, si dhe të gjitha rrethanat e tjera të rastit.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim
Next Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?