By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës
Bota

Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës

admin
Last updated: 26/09/2026 21:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bankok, 26 shtator argument.mk/ – Guvernatori i Bangkokut shpalli të shtunën kryeqytetin e Tajlandës zonë të prekur nga fatkeqësia, pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në të gjithë qytetin. Ndërkohë, agjencia meteorologjike parashikoi stuhi gjatë fundjavës.

Rrugët kryesore u përmbytën, me automjete pjesërisht të zhytura në ujë, ndërsa njerëzit u detyruan të lëviznin nëpër ujëra deri në bel, pasi brenda 48 orëve ranë rreth 300 mm shi.

Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha se kriza “përbën rrezik për jetën e njerëzve” dhe mund të shkaktojë dëme në pronat publike dhe private. Situata ishte më e rëndë në zonat pranë kanaleve.

Ushtria tha se po ngrinte qendra strehimi dhe kuzhina fushore, ndërsa pjesë e masave të tjera për përballimin e fatkeqësisë. Administrata Metropolitane e Bangkokut ka përcaktuar shkolla si ambiente të përkohshme për strehimin e banorëve dhe u ka kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. Supermarketet u mbushën me njerëz që po furnizoheshin me ushqime dhe produkte të nevojshme.

“Jam gjithashtu e shqetësuar, sepse nuk kam siguruar ushqime më parë dhe nuk jam përballur kurrë e vetme me një situatë të tillë, pasi prindërit e mi nuk janë këtu”, tha 19-vjeçarja Sansuk Laowatcharakul.

Të shtunën, qeveria lëshoi një njoftim urgjent për banorët që jetojnë pranë kanaleve, duke u kërkuar të zhvendosnin sendet e tyre në vende më të larta. “Para paralajmërimit, nuk e kisha kuptuar sa serioze ishte situata për të menduar të zhvendosesha”, tha banori i Bangkokut, Suppakarn Julavijitphong, ndërsa nxirrte valixhet nga një kompleks apartamentesh i rrethuar nga uji.

Aeroporti kryesor i qytetit, Suvarnabhumi, vijonte të funksiononte normalisht. Megjithatë, autoritetet e turizmit u këshilluan udhëtarëve të llogarisnin dy deri në tre orë shtesë në itineraret e tyre.

Tajlanda përjetoi përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit në nëntor, kur të paktën 145 persona humbën jetën dhe mijëra banesa u dëmtuan në provincat jugore.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së
Next Article Banesa prej kohësh është bërë luks për qytetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?