By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmi në Ibër-Lepenc, sot sërish para gjykatës vëllezërit Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sulmi në Ibër-Lepenc, sot sërish para gjykatës vëllezërit Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq
Kosovë

Sulmi në Ibër-Lepenc, sot sërish para gjykatës vëllezërit Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq

admin
Last updated: 29/09/2026 09:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Gjykimi ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviqit, si dhe Igor Dimoviqit, pritet të vazhdojë sot, më 29 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin që lidhet me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq ngarkohet edhe me spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Sipas aktakuzës, në kanal ishte vendosur një çantë me rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT, ndërsa Jovan Viqentijeviq dyshohet se kishte ndezur fitilin.

Sulmi dëmtoi infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe rrezikoi furnizimin e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, rrjedhimisht edhe prodhimin e energjisë elektrike.

Një nga provat ku mbështetet prokuroria është ekzaminimi krahasues i dheut të gjetur në çizmet e sekuestruara dhe mostrave të marra pranë vendit të shpërthimit. Sipas përshkrimit në aktakuzë, në këtë ekzaminim janë përfshirë edhe ekspertë të FBI-së amerikane.

Prokuroria pretendon se ngjashmëria ndërmjet mostrave i lidh vëllezërit Viqentijeviq me vendin e ngjarjes. Vlerësimi i kësaj prove dhe i provave të tjera mbetet çështje e shqyrtimit gjyqësor.

Në pjesën e aktakuzës për spiunazh, Jovan Viqentijeviq pretendohet se kishte vepruar për shërbimin informativ ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara.

Dosja përmend një dokument 66-faqësh të KFOR-it, vëzhgimin e ushtarakëve amerikanë të këtij misioni dhe fotografimin e bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut.

Në seancën e 9 korrikut 2026 ishin dhënë fjalët hyrëse. Çështjen nga ana e Prokurorisë Speciale e përfaqëson prokurori Bekim Kodraliu.

Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK mban konferencë për media
Next Article MBPEU: Më 30 shtator është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare të bujqve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?