By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ambasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon
Kosovë

Ambasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

admin
Last updated: 29/09/2026 10:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.

Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi u zhvillua të hënën, ndërsa Prattipati e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Prattipati e ka falënderuar Ulutaşin “për udhëheqjen e tij të KFOR-it dhe përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Në njoftim, SHBA-ja ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen për misionin e KFOR-it.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Takimi mes Prattipatit dhe Ulutashit vjen në kohën kur komandanti i KFOR-it po përgatitet për përfundimin e mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Van Dijk i ofrohet Barcelonës? Flick merr vendimin përfundimtar për holandezin
Next Article Vrasje me paramendim, i kërkuari nga Shqipëria arrestohet në Itali – Policia e Shtetit jep detaje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?