By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale
Kosovë

Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale

admin
Last updated: 29/09/2026 11:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe aktualisht ushtruese e detyrës së Presidentit në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fokusi duhet të jetë te përgatitja që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

”Sepse kjo në thelb prek UÇK-në”, ka thënë ajo.

Më tej ajo është shprehur se pas këtij vendimi të gjykatës ”është shumë e rëndësishme të ketë një strategji shtetërore”.

Duke folur për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, Haxhiu e ka cilësuar atë të padrejtë dhe shumë të rëndë për Kosovën, veçanërisht për familjet dhe fëmijët që janë rritur gjatë kësaj periudhe.

“UÇK-ja është formuar për shkak të shtypjes, represionit, dhunës, vrasjeve, dëbimeve dhe helmimeve që kanë ndodhur para luftës. Shumë prej nesh kemi qenë në moshë të re, por jo aq të re sa të mos e mbajmë mend periudhën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se vendimi e prek edhe personalisht, duke përmendur se babai, bashkëshorti dhe familjarë të bashkëshortit të saj kanë qenë pjesë e UÇK-së.

“E vlerësoj si një vendim të padrejtë, si një vendim shumë të rëndë për Republikën e Kosovës. Çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Ne nuk e dimë cili do të jetë qëndrimi i Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat që kanë rënë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale”, ka thënë Haxhiu.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë se presidenti u takua me kryeministrin izraelit
Next Article Lotina me urim emocional për ditëlindjen e Mozzik: Krejt çka du prej jetës, tërë jetën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?