By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OVL e UÇK-së kërkon procedimin e Ligjit për Specialen, Syla: S’do rrimë duarkryq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > OVL e UÇK-së kërkon procedimin e Ligjit për Specialen, Syla: S’do rrimë duarkryq
Kosovë

OVL e UÇK-së kërkon procedimin e Ligjit për Specialen, Syla: S’do rrimë duarkryq

admin
Last updated: 29/09/2026 13:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka paralajmëruar se organizata do të ndërmarrë hapa të tjerë, përfshirë protesta, nëse nuk procedohen ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Syla ka bërë të ditur se OVL-UÇK-ja ka përfunduar përgatitjet për marshin e 1 tetorit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke u bërë thirrje veteranëve të luftës dhe qytetarëve që t’i bashkohen këtij organizimi.

“Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj (të propozuar nga PDK-ja për ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara), përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme”, tha ai.

Duke folur për marshin e paralajmëruar, Syla tha se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e tij më 1 tetor, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë.

“Çështja e dytë për të cilën ju kemi thirrur sot është që organizatat e veteranëve të UÇK-së i kanë bërë të gjitha përgatitjet për marshin e datës 1 tetor. Nga këtu edhe një herë ju bëjmë thirrje të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, por edhe të gjithë qytetarëve që ndjejnë që kjo padrejtësi e datës 16 shtator ka cenuar luftën tonë të drejtë dhe shtetësinë e Kosovës, që më datën 1 tetor të jenë në sheshin ‘Skënderbeu’”, tha ai.

Syla ka paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh dhe ndryshimet ligjore nuk procedohen, veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta nuk do të qëndrojnë duarkryq, por do të ndërmarrin hapa të tjerë.

“Dhe e kuptojmë që në qoftë se nuk do të merren parasysh edhe kërkesat tona, edhe kjo kërkesë që ka dalë nga një parti politike, në këtë rast e PDK-së, për t’i futur këto ndryshime në ligj, e kuptojmë që është qëllim i keq, e sigurisht ne kemi me i marrë veprimet tona, edhe po e kemi me dalë në rrugë, po do t’i japim mundësi të gjithë atyre në institucionet tona që me u shpreh deri para asaj date, por sido që të jetë, në qoftë se nuk procedohet më tutje, ne veteranët e kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrimë duarkryq edhe kemi me i marrë hapa të tjerë, për të cilët do t’ju bëjmë të ditur”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se organizime të tilla do të vazhdojnë deri në kthimin e bashkëluftëtarëve të tyre në shtëpi, duke e cilësuar marshin e 1 tetorit si paralajmërim për veprimet e ardhshme.

“Ka me pasur organizime të tilla nga OVL-UÇK deri ditën sa bashkëluftëtarët tonë do të kthehen në shtëpitë e tyre, të pafajshëm. Do të thotë, ajo ka qenë një paralajmërim, një nxehje e kësaj çfarë ka me ndodhur”, tha ai.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Inflacioni tek ne është më i ulët se ai evropian, presim lëvizje stabile edhe në periudhën e ardhshme
Next Article 14 vjeçari përfundon me lëndime të rënda gjatë rrëzimit nga trotineti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?