By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Kosovë

Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

admin
Last updated: 29/09/2026 16:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) ka bërë të ditur se Rita Augestad Knudsen është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore, pas një dekade angazhimi në këtë institut.

Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, merret me hulumtime në fushën e sigurisë ndërkombëtare, luftës kundër terrorizmit, rrezikut, çështjeve kibernetike dhe raportit mes politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të NUPI-t, ajo kishte nisur punën në institut në vitin 2016 si hulumtuese e lartë në grupin për Siguri dhe Mbrojtje, ndërsa më 24 shtator 2026 është promovuar në pozitën e Research Professor.

Në aplikimin e saj për avancim, Knudsen e kishte organizuar punën kërkimore në tri shtylla kryesore: liria në politikën dhe të drejtën ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit dhe vlerësimi e konceptimi i rrezikut.

“Përmes hulumtimeve të mia kam kërkuar të kuptoj konceptet dhe praktikat kyçe në zemër të sigurisë ndërkombëtare, politikës dhe së drejtës, si dhe çfarë nënkuptojnë ato për politikëbërjen dhe teorinë”, ka deklaruar Knudsen.

Ajo ka thënë se synon ta vazhdojë punën sidomos në çështjet që ndërlidhen me teknologjinë, sigurinë, lirinë dhe rrezikun, si dhe të kontribuojë në mbështetjen e studiuesve të rinj.

Aplikimi i Knudsen është vlerësuar nga një komision ekspertësh i përbërë nga Mona Kanwal Sheikh nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, profesoresha Sissel Haugdal Jore nga Universiteti i Stavangerit dhe profesori Johan Eriksson nga Universiteti Södertörn.

Komisioni ka konstatuar unanimisht se Knudsen i plotëson kriteret për promovim në pozitën e profesoreshës kërkimore në NUPI.

Edhe drejtoresha e NUPI-t, Kari M. Osland, ka vlerësuar punën e saj, duke theksuar se hulumtimet e Knudsen në fushën e lirisë, kundërterrorizmit dhe rrezikut kanë vendosur standard të lartë në institut.

NUPI thekson se Knudsen ka drejtuar për rreth dhjetë vjet edhe Konsorciumin për Hulumtime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, ndërsa puna e saj përfshin edhe temat e radikalizimit, sigurisë kibernetike, sanksioneve ndërkombëtare, vetëvendosjes dhe ndërtimit të shtetit.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forumi Nishan shqyrton se si urtësia e lashtë mund t’u përgjigjet sfidave moderne
Next Article BQK organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, promovon solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?