By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BQK organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, promovon solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BQK organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, promovon solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale
Kosovë

BQK organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, promovon solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale

admin
Last updated: 29/09/2026 16:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut nga personeli i saj, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Sipas BQK-së, nisma është organizuar në kuadër të angazhimit të institucionit për promovimin e vlerave humane dhe përgjegjësisë shoqërore.

Punonjësit e BQK-së i janë përgjigjur aksionit humanitar, duke dhuruar gjak dhe duke kontribuar në një kauzë që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me rastin e nisjes së aktivitetit, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, vlerësoi angazhimin vullnetar të personelit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit.

Sipas tij, krahas profesionalizmit dhe përgjegjësisë në përmbushjen e mandatit institucional, solidariteti, integriteti dhe përgjegjësia sociale janë ndër vlerat që BQK synon t’i kultivojë brenda institucionit.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është një akt i veçantë humanizmi, që e shndërron solidaritetin në kontribut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, ka theksuar Ismaili.

BQK bëri të ditur se kjo nismë reflekton edhe dimensionin social të parimeve ESG të përfshira në Planin Strategjik të institucionit, përmes promovimit të solidaritetit, përgjegjësisë sociale dhe angazhimit vullnetar në dobi të komunitetit.

Institucioni ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për bashkëpunimin dhe organizimin e aktivitetit, si dhe profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe shërbimin e tyre.

BQK ka shprehur mirënjohje edhe për personelin e saj për kontributin në këtë nismë, duke theksuar se do të vazhdojë të kultivojë një kulturë organizative të bazuar në profesionalizëm, integritet, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

“Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ishte mesazhi përmbyllës i aktivitetit.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Next Article Bashkëpunimi në operacionet speciale, Jashari takon komandantët nga Shqipëria dhe Kroacia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?