By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime
Kosovë

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime

admin
Last updated: 01/10/2026 10:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje, ku ka miratuar fushëveprimin e këtij komisioni, pavarësisht kërkesës së anëtarit nga Grupi Parlamentar i Aleancës, Burim Ramadani, për ndryshime në këtë pikë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci nga radhët e VV-së, ka prezantuar draftin e fushëveprimit të komisionit.

“Fushëveprimi i komisionit lidhur me këtë pikë, ju keni pranuar draftin e fushëveprimit të komisionit, i cili është i përcaktuar me Kushtetutë, legjislacion dhe Rregulloren e Kuvendit. Fushëveprimi i komisionit ka të bëjë me shqyrtimin e projektligjeve të sektorit të sigurisë, dokumentet strategjike dhe raportin e punës, kontrollin dhe mbikëqyrjen demokratike, mbikëqyr zbatimin e ligjeve, raportimet para komisionit, zhvillon dëgjime dhe vizita mbikëqyrëse”, ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, në fushëveprimin e komisionit përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Pas prezantimit të draftit, anëtari i komisionit nga radhët e VV-së, Burim Ramadani, ka kërkuar ndryshime në këtë pikë.

“Në përgjithësi janë ato që duhet, mirëpo është mirë me e e sqarue edhe pak pjesën e sigurisë ajrore tek Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Edhe tek kapitulli II, pika e katërt ku flitet për “kërkon raporte dhe sipas nevojës”, nuk po e precizojmë këtë fjali, fjala e fundit është “dhe autoritetet e tjera përgjegjëse”, mendoj që është mirë me me e përcaktuar po ashtu që drejtorin e AAC-së edhe të ASHNA-së, vetëm nga aspekti i sigurisë ajrore, pra jo transportit e këto që lidhen me komisionin tjetër. Edhe tek pika e fundit e kapitullit II, që është mbikëqyrja e shërbimeve dhe mekanizmave përgjegjës për kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, të precizohet, se po flitet për AAC-në edhe ASHNA-në, sepse pastaj kjo pjesë mbetet e pambikëqyrur. Pra kur flasim për sigurinë ajrore si pjesë e sigurisë kombëtare, ndërkaq transporti, format e tjera hyjnë tek komisioni që lidhet me këtë”, tha ai.

Megjithatë, komisioni ka proceduar me miratimin e fushëveprimit ashtu siç ishte.

Ndërkaq, pjesa e mbledhjes që lidhej me pikën “Të ndryshme” është zhvilluar pa praninë e mediave.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita Ndërkombëtare e Kafesë
Next Article MTD: Shtatori rekord në uslugi.gov.mk: 27.345 kërkesa të parashtruara për një muaj, numri total tejkaloi 400.000
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?