Sydney Sweeney ka ndarë disa imazhe nga koleksioni i ri i brendit të saj SYRN, një linjë e të brendshmeve.
Aktorja 29-vjeçare u shfaq e veshur me një set reçipetash dhe mbathjesh në ngjyrë të lëkurës nga koleksioni më i fundit i markës, i cili mban emrin domethënës “Send Nudes”.
Duke pozuar para pasqyrës, me dekoltenë tërësisht në pah, Sweeney tha: “Ky është koleksioni im i ri, Send Nudes.”
“Gjithmonë kam menduar se reçipetat në ngjyrë nude janë paksa të mërzitshme, ndaj doja të krijoja diçka shumë të bukur, lozonjare dhe femërore”, vazhdoi ajo.
Më pas, Sweeney e afroi kamerën te pjesa e sipërme e trupit për të treguar më nga afër reçipetat e saj me detaje dantelle dhe tha: “Ky është modeli Plunge… shumë i bukur, apo jo?”
Fansat nuk ngurruan të shprehnin mendimet e tyre. Njëri prej tyre komentoi: “Ajo është një grua e mrekullueshme, me një trup për t’u admiruar. Dhe është shumë e zgjuar që di t’i shfrytëzojë asetet e saj. Por shpresoj që të shtojë edhe ngjyra në linjën e saj të të brendshmeve. E zeza, e bardha, bezha apo nude janë të mërzitshme.”
Një tjetër shkroi: “Dukesh absolutisht mahnitëse, si gjithmonë!”
Sweeney prezantoi linjën e saj SYRN në janar dhe u përball me kritika për imazhet provokuese të përdorura në fushatën e saj.
Që atëherë, ajo ka folur për misionin e markës, duke këmbëngulur se dëshironte të sigurohej që çdo produkt të përshtatej mirë dhe të funksiononte për “një gamë të bukur trupash të ndryshëm”.
SYRN synon të konkurrojë me markën Skims të Kim Kardashian dhe Savage x Fenty të Rihanna-s.
Në lançimin e markës, aktorja tha: “Sekreti më në fund doli… kjo është të brendshme që i vishni për VETEN tuaj, pa pasur nevojë për shpjegime dhe pa kërkuar falje. Doja të krijoja një hapësirë ku gratë të mund të kalojnë mes të gjitha versioneve të ndryshme të vetes.”
Përveç perandorisë së saj në rritje në industrinë e të brendshmeve, Sweeney ka edhe një sërë projektesh interesante filmike dhe televizive në horizont.




