By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Do paraqitem nesër”, zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > “Do paraqitem nesër”, zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime
Showbizz

“Do paraqitem nesër”, zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime

admin
Last updated: 01/10/2026 12:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet nesër në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.

Hila aktualisht nuk ndodhet në Tiranë, ndaj ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet sapo të rikthehet në kryeqytet.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kompozitori pretendon se është edhe vetë viktimë e kësaj ngjarjeje. Ai ka deklaruar se materialet janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se, sipas tij, pajisjet apo llogaritë e tij mund të jenë hakeruar.

Ndërkohë, hetimet e Policisë së Tiranës janë shtrirë edhe te persona të tjerë që shfaqen në materialet e publikuara.

Siç raporton Top Channel, katër prej personazheve publike që janë identifikuar në videot e shpërndara janë kontaktuar gjithashtu nga Policia.

Dy prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të dhënë informacionet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Ndërsa dy personat e tjerë, sipas raportimit, janë në gjendje të rënduar emocionale pas publikimit të materialeve dhe aktualisht nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë.

Rasti po hetohet nga strukturat e Krimit Kibernetik, të cilat po punojnë për të përcaktuar burimin e materialeve, mënyrën se si janë siguruar ato dhe personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.

Në këtë fazë, pretendimet për hakerim dhe mënyrën e marrjes së videove mbeten pjesë e hetimit, ndërsa pritet që dëshmia e Hilës dhe deklaratat e personave të tjerë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /TCH/

You Might Also Like

Bellingham feston fitoren ndaj Spanjës me një puthje nga e dashura, Ashlyn Castro

Kylie Jenner shkëlqen me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtën ceremoni shfaqet edhe ish-i Travis Scott

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Fustani bronzi me detaje të veçanta, Zendaya spikat në Çmimet Governors

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Felix dëshiron rikthimin te Barcelona si lojtar i lirë
Next Article Klopp çmendet kur i kërkohet të komentojë për faktin që “ekipi i tij nuk ishte mjaftueshëm i bardhë dhe gjerman”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?